Pas protestës së zhvilluar në Korçë për vrasjen e Klodjan Rashës, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat.
Efektivët kanë shoqëruar organizatorët e protestës, kryetaren e FRPD-së në Korçë po ashtu dhe disa të rinj, pjesë të kësaj partie.
Gjithashtu janë shoqëruar në komisariat dhe disa qytetarë të cilët nuk kanë qenë pjesë e protestës.
Më herët protestuesit dhunuan godinën e Bashkisë Korçë dhe dekorin festiv.
/a.r