• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhunuan 31-vjeçarin te “Uji i Ftohtë”/ Policia shkon të arrestojë dy vëllezërit, njëri rreh edhe efektivin

by
12/08/2022 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Tepelenë, aty ku dy vëllezër kanë dhunuar një 31-vjeçar në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”. Për të ndarë sherrin, ka ndërhyrë Policia e Shtetit. Por në momentin e ndërhyrjes, një prej vëllezërve ka goditur një prej oficerëve që ndodhen në vendngjarje. Teksa Policia ka tentuar ta vërë në pranga, ai ia ka mbathur duke përfituar nga terreni malor dhe është shpallur në kërkim nga Policia.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, në ngarkim të shtetasit B. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin K. Q., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Këta shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, Tepelenë, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. S., 31 vjeç. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë në vendin e ngjarjes, shtetasi K. Q. ka goditur dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, i ka kundërshtuar ata për tu shoqëruar dhe duke përfituar nga terreni i thyer, ka mundur të largohet.

Vijon puna intensive për kapjen e tij. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/e.d

Next Post
“Një gjë është e sigurtë…”/ Berisha flet për kandidatët dhe koalicionin me Partinë e Lirisë

"Një gjë është e sigurtë..."/ Berisha flet për kandidatët dhe koalicionin me Partinë e Lirisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forcimi i lekut/ Ekspertët zbulojnë çfarë po ndodh me monedhën europiane: Euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar…!

Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

September 30, 2026
Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

September 30, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

September 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 21 vite burg në total për dy anëtarët e grupit të trafikut të drogës

September 30, 2026
Emri/ Ndryshime në SHISH: Lirohet nga detyra Inspektorja e Përgjithshme, ja kush emërohet

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

September 30, 2026
Republika popullore e protestës

Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

September 30, 2026
Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com