• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më dhunonte edhe kur isha shtatzënë”, rrëfimi tronditës i gruas

by A R
25/11/2016 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte 37-vjeç kur takoi një të panjohur që pas 2 javësh do të bëhej bashkëshorti i saj. Një dasmë e vogël familjare, e pashoqëruar me celebrim, do të kthehej në dramën më të madhe të jetës së saj.

Ish-burri i saj sot, e dhunonte çdo ditë psikologjikisht, fizikisht, seksualisht edhe gjatë shtatëzanisë që zgjati vetëm 6 javë. Por, as dhuna e as humbja e foshnjës nuk do ta ndalonin atë të ikte dhe të denonconte dhunuesin e saj besnik. Ajo ia doli! Rilindi, për të jetuar një jetë të dytë.

TCH: Sa kohë zgjati njohja juaj?

Gruaja e dhunuar: Një muaj. Ai kërkoi një martesë të thjeshtë, dukej një tip i fiksuar pas meje dhe të jepte përshtypjen e një personi shumë të mirë, në muhabet, në sjellje. Por në realitet ishte komplet ndryshe. Që ditën e dytë të martesës erdhi në shtëpi në orët e vona të natës, bërtiste, ulëriste. Unë i thosha ku ishe, ai më thoshtë ‘mbylle se do të të vras, do të të bëj copash’.

TCH: Me çfarë ju qëllonte?

Gruaja e dhunuar: Me shpulla dhe më tërhiqte prej flokësh e më përplaste tek krevati. Kryeja edhe qefet e tij, edhe pse isha shtatëzënë dhe e sëmurë.

TCH: Ju ka dhunuar edhe seksualisht?

Gruaja e dhunuar: Jashtë mase. Gjatë gjithë kohës. Nuk ishte njëherë një marrëdhënie me dëshirë, por diktati. Pasi ngela shtatëzënë dhuna filloi edhe më keq. Kur ia thash mendova se ai do të ndryshonte, por pikërisht atë ditë ai filloi të ulëriste më keq, më përplaste, më gjuante. I thash çfarë ke, se unë prisja të bënim një darkë gëzimi, por ai më tha ‘mbylle gojën se do të të vras, do të të shuaj me fis e me farë’. Thoshte që mund të më bënte çfarë të donte.

TCH: Sa zgjati shtatëzënia?

Gruaja e dhunuar: 6 javë, se kam dështuar.

TCH: E dinin vëllezërit që ai ju dhunonte rregullisht?

Gruaja e dhunuar: Pasi kam ngelur shtatëzënë iu kam treguar, sepse më parë ishte shumë shpejt që t’iu thosha. Pastaj, në sy të atyre ai sillej jashtë mase mirë.

TCH: Si reaguan?

Gruaja e dhunuar: Thjesht më thanë ‘jo, nuk mund të largohesh. Zgjedhja është të durosh’. Ai dilte punonte dhe nuk sillte asgjë në shtëpi.

TCH: Ku i çonte lekët?

Gruaja e dhunuar: Shkonte pinte. Ndava shqetësimin tim me pronarin e punës dhe ata më orientuan të njoftoja policinë, që erdhi më mori tek puna. Që atë natë jam strehuar tek qendra e grave të dhunuara.

TCH: Je gati për të ndërtuar një familje tjetër?

Gruaja e dhunuar: Për momentin nuk kam ndërmend. Dua të vazhdoj të eci përpara me një shkollë, me një punë që të çoj përpara ato ëndrra që kam lënë përgjysmë./TCH/a.m.

Next Post
“E vrava se më prishi gjumin”… bukëpjekësi shqiptar dënohet me 30 vjet burg në Itali

“E vrava se më prishi gjumin”… bukëpjekësi shqiptar dënohet me 30 vjet burg në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë”, Rama: SPAK nxori “sekrete” hetimore

September 27, 2026
Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

September 27, 2026
Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 27, 2026
SHBA ndalon importin e bakrit nga Serbia, Vuçiç: Po paguajmë çmimin e përplasjes mes fuqive të mëdha

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite…

September 27, 2026
VIDEO/ Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

VIDEO/ Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

September 27, 2026
“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

September 27, 2026
Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com