Është vënë në prangat e policisë së Tiranës një 28-vjeçar, pasi mësohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.
Ngjarja bëhet e ditur se ka ndodhur rreth orës 00:30 të ditë së sotme, ku bashkëshortja e tij me iniciale M.Markja ka telefonuar policinë për dhunën që po ushtronte 28-vjeçari me iniciale, H.M, shkruan Gazeta Express.
Policia ka vajtuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tij.
Po ashtu, bashkëshortes së tij iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. /b.d










