Një 21-vjecar u arrestua nga Policia pasi ka dhunuar një të ri duke i vjedhur më tej celularin.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan Oltjan L., 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol.
Gjatë ditës së djeshme në fshatin Shalës , ai ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me grusht E.M., 17 vjeç, me qëllim vjedhjen e aparatit celular të tij tip “Samsung-Galaxy-S6”.
Ai do të hetohet nga Prokuroria e Sarandës për veprat penale ”Dëmtime të tjera me dashje” dhe ”Vjedhja”
a.ç