• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhunoi prindërit e Ylber Jakut në Has, lihet në ‘arrest shtëpie’ Artjola Sallahu! 41-vjeçari vrau vëllain e saj për hakmarrje

by B K
08/05/2025 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata ka lënë në ‘arrest shtëpie’ Artjola Sallahun, të renë e cila disa ditë më parë për shkak të një konflikti për prona, dhunoi prindërit e Ylber Jakut.

Ylber Jaku, dy ditës pas ngjarjes së dhunshme, vrau me armë zjarri motrën e Artjola Sallakut, Ryshyt Sallakun, në shenjë hakmarrjeje.

NGJARJA

Një krim i rëndë është shënuar në një fshat të Hasit pasditen e djeshme. Ylber Jaku, 41 vjeç, i ka marrë jetën fqinjit të tij, Ryshyt Sallahu, 34 vjeç, në afërsi të shtëpisë së tij.

Prita fatale që iu zu 34- vjeçarit erdhi nga një konflikt i përshkallëzuar prej të paktën 20 vjetësh, për të cilin janë në dijeni të gjitha institucionet dhe askush nuk ka ndërhyrë ta zgjidhë dhe as ta shuajë. Mirëpo agravimi i ashpër ndodhi dy ditë më parë, kur motra e viktimës sulmon më sëpatë një çift të moshuarish, duke i plagosur rëndë. Policia shkoi në fshatin e largët dhe vuri në pranga vajzën dhunuese, ndërsa bashkë me marrjen e autores së sulmit brutal dhe nisjen për në spital të çiftit të të plagosurve, e braktisi vendin e ngjarjes.

Dje, pas mesditës, djali i çiftit ka mbërritur në fshatin Pla duke e pritur Reshit Sallahun të kthehet në banesë. Me një pushkë, që nuk dihet se ku e ka gjetur, ai ka qëlluar mbi të 8 herë duke i marrë jetën në vend. Autori Ylber Jaku i ka pritur policinë në shtëpinë e tij bashkë me armën e krimit, ndërkohë që para se sa të mbërrinte në shtëpinë e tij, ai ka vizituar të atin e të ëmën në spitalin Ushtarak.

Kur ka parë gjendjen e rënduar të tyre, ai është nisur për në Has duke kryer edhe krimin e rëndë. Mirëpo ngjarja bëhet edhe më e rëndë, kur u mësua se Ylberi ishte nisur ditën e djeshme nga Anglia dhe se rrugës kishte paralajmëruar edhe krimin e rëndë me anë të një fotoje që kishte hedhur në rrjetet sociale. Po ashtu mësohet se konflikti mes dy familjeve fqinje është denoncuar me dhjetëra herë dhe askush nuk ka reaguar për të ardhur në ngjarjen e rëndë të dy ditëve të njëpasnjëshme, me një të vrarë, dy të plagosur dhe dy persona të arrestuar. Policia dha dje të dhënat për aktin e rëndë dhe tha se prokuroria ka nisur hetimet.

HETIMET PËR NGJARJEN

Nga të dhënat e para që kanë dalë nga hetimet intensive rezulton se autori Ylber Jaku ka ardhur nga Anglia për të kryer krimin, kurse viktima kishte qenë në qytetin e Kukësit dhe po kthehej me makinë, kur u sulmua në pritë. Policia tha se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar më 6 maj, ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët.

Madje sipas informacioneve paraprake, kishte pasur edhe ankesa e denoncime nga palët për këto konflikte pronësie prej më shumë se dy dekadash. Për plagosjen e së martës u mor nën akuzë dhe arrestua vajza 21-vjeçare, e dyshuar për sulmin me një mjet të fortë, me sëpatë. Por dinamika nuk përfundoi me kaq. Pasi dje, rreth orës 16:40, Policia raportoi se Ylber Jaku 41- vjeç, ka qëlluar për vdekje me armë Ryshyt Sallahun, 34 vjeç, i cili është vëllai i vajzës së dyshuar që plagosi bashkëshortët pas sherrit. Sipas dinamikës rezulton se Artjola Sallahi, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bashkëshortëve duke i plagosur rëndë.

KONFLIKTI

Policia ende nuk ka bërë me dije detajet konkrete nga konflikti mes dy familjeve, por ajo që është mësuar që prej së martës e deri mbrëmë është se një nga familjet ka hapur një rrugë kalimi vite më parë nëpër pronë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. Policia dhe forca të shumta mbështetëse kanë shkuar në vendngjarje, duke kryer arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit. Hetimet për krimin janë ende aktive dhe pritet të sqarohen rrethana të tjera.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që nuk dihet se cili ka qenë roli i viktimës në atë ngjarje që shënoi dhunimin e prindërve të autorit të krimit të djeshëm. Prokuroria pritet të hap dosjet ku gjenden kallëzimet ndër vite të sherreve mes dy familjeve Sallahi dhe Jaku për të parë se çfarë vërtet ka ndodhur mes tyre. ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të dhunuarve dhe po ashtu pritet të merret edhe dëshmia e autorit të krimit të rëndë, i cili udhëtoi dje nga Anglia për t’i marrë jetën vëllait të vajzës që i dhunoi brutalisht të atin dhe të ëmën.

Next Post
“Non grata e Berishës ka rënë”, Vokshi: Ka pasur tentativë të rrezikshme për të shkatërruar opozitën

“Non grata e Berishës ka rënë”, Vokshi: Ka pasur tentativë të rrezikshme për të shkatërruar opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

December 23, 2025
Prokuroria Speciale e Kosovës aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim pasurie

Prokuroria Speciale e Kosovës aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim pasurie

December 23, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

“Protesta” për të mbrojtur pushtetin brenda opozitës

December 23, 2025
Dorëheqja e Gjekmarkaj/ Berisha: Pranoj kritikat për firmat për Shabanin, por jo largimin e deputetëve nga partia

Berisha urdhër të prerë deputetëve të PD: Nuk do dilni në emisione pa marrë leje dhe përballë analistëve

December 23, 2025
Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

December 23, 2025
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Protesta e PD para Kryeministrisë/Analisti: Aktivitet partiak, jo revoltë qytetare! Nuk prodhoi asgjë

December 23, 2025
Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

December 23, 2025
Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

December 23, 2025
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Këto shenja të horoskopit do të përjetojnë sukses financiar në vitin 2026

December 23, 2025
Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com