• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhunoi me grushta turisten në Sarandë/ Arratiset nga Shqipëria lituanezi. Si i shpëtoi burgut për 3 mijë euro

by Java News
25/12/2021 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër shtetas i huaj është shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Pas suedezit Sebastian Lichota Buinski, për të cilin rëndon masa “Arrest ne burg” në mungesë prej shtatorit, Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi edhe për 51-vjecarin lituanez, Nikoljas Kuznecovs.

Me vendim të gjyqtarit Fatmir Ndreu, më 25 nëntor, të zbardhur këto ditë, u vendos masa e sigurisë “Arrest ne burg” dhe gjithashtu kalimi në favor të shtetit të garancisë 3000 euro që lituanezi kishte vendosur, kur në 17 shtator u la i lire nga gjykata me këtë garanci pas akuzës për “dhune ne familje”. Shkak për ndryshimin e masës se sigurisë ndaj tij është bërë fakti që, sipas sistemit TIMS, më datë 21.09.2021 ora 22.49, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan Kukës është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Për të kaluar pushimet verore të vitit 2021, shtetasja gjermane Helena Barleben dhe shtetasi lituanez, të datëlindjeve respektivisht 30.07.1973 dhe 27.02.1970, të cilët janë në një lidhje intime dhe bashkëjetojnë me njëri – tjetrin, kanë përzgjedhur territorin e Republikës së Shqipërisë, përzgjedhur fshatin Ksamil, Njësia Administrative Ksamil, Bashkia e Sarandës. Pushimet e tyre këta shtetas i kalojnë duke u akomoduar në një mjet transporti të llojit “rulotë”, të cilin e kanë sjellë me vete, duke e tërhequr me anë të një automjeti.

Më datë 14.09.2021, rreth orëve të drekës, midis bashkëjetuesve ka lindur një debat, gjatë zhvillimit të të cilit, shtetasja gjermane H. Barleben ka derdhur shishen me raki që shtetasi lituanez po konsumonte në ato çaste. Kjo e ka ndezur edhe më shumë debatin midis tyre. Në këto rrethana, debati ka degjeneruar në akte dhune që shtetasi lituanez ka ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases gjermane Helena Barleben, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj kjo e fundit thekson “bashkëjetuesi im nga ky veprim u inatos dhe filloi të më godiste, me pëllëmba dhe me grushte në fytyrë dhe në kokë.

Në vijim, shtetasi lituanez është larguar nga vendi ku kishin parkuar “rulotin” e tyre, duke u rikthyer rreth orës 20.00. Por, në rikthim, gjendja psikologjike e shtetasit lituanez ka qenë e rënduar, rrethanë kjo që ka ndikuar në “rindezjen” e konfliktit midis bashkëjetuesve, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetasja gjermane H. Barleben thekson “bashkëjetuesi … u kthye në darkë rreth orës 20:00, kur erdhi bashkëjetuesi im ishte në gjendje më të keqe psiqike dhe aty përsëri kemi filluar sherrin me njëri tjetrin … sherri vazhdonte me fjalë duke u sharë dhe ofenduar”.

I shqetësuar për atë ç’ka po dëgjonte, një nga punonjësit e kampingut në të cilin gjendej edhe “ruloti” i bashkëjetuesve, ka vënë në dijeni Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, ku punonjës të policisë kanë mbërritur në vend duke shuar kështu edhe konfliktimin e mëtejshëm të bashkëjetuesve, të cilët janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, ku shtetasja gjermane Helena Barleben është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal”.

Ne shtator, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Sarandës ndryshoi edhe masën e sigurimit për shtetasin suedez Sebastian Lichota Buinski, 33-vjeç i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, me pasojë rrahjen e shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, 31-vjeç. Ne fillim të shtatorit ndaj tij ishte dhënë masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dhe detyrim i qëndrimit në një vend te caktuar”. Por prej asaj dite ai nuk u paraqit më në Prokurorinë e qytetit dhe kjo ka bërë që të kontrollohet sistemi TIMS nga ku rezultoi që ai te jetë larguar jashtë shtetit./m.j

Next Post
Edi Rama e nxori bllof Albin Kurtin para Merkel për “Open Balkan”

Urimi i Albin Kurtit, ky djali po don me na dalë Haydar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: A mund t’i japin zgjedhjet e ardhshme fund karrierës politike të Netanyahut?

Analiza: A mund t’i japin zgjedhjet e ardhshme fund karrierës politike të Netanyahut?

June 27, 2026
Qeveria miraton rregulla të reja për kufijtë, shtrëngohen kontrollet për të miturit

Qeveria miraton rregulla të reja për kufijtë, shtrëngohen kontrollet për të miturit

June 27, 2026
BE mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban, Von der Leyen: Fokus te stabiliteti rajonal

BE mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban, Von der Leyen: Fokus te stabiliteti rajonal

June 27, 2026
Botërori 2026, zbardhet kalendari i ndeshjeve të eliminimit direkt

Botërori 2026, zbardhet kalendari i ndeshjeve të eliminimit direkt

June 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Kur e shkuara nuk lëshon rrugë: pse në protesta dëgjohet edhe “Berisha burg”

June 27, 2026
Skandal në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht (VIDEO)

Skandal në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht (VIDEO)

June 27, 2026
Vala e të nxehtit në Evropë, Komisioni Europian fik kondicionerët për të kursyer energji

Vala e të nxehtit në Evropë, Komisioni Europian fik kondicionerët për të kursyer energji

June 27, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

June 27, 2026
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, arrihet marrëveshja “One Stop” për lehtësimin e kalimit kufitar

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, arrihet marrëveshja “One Stop” për lehtësimin e kalimit kufitar

June 27, 2026
Çfarë po ndodh me Banjat Termale të Bënjës? Specialisti: Shkarkimi i vaskave ishte i domosdoshëm për punimet

Çfarë po ndodh me Banjat Termale të Bënjës? Specialisti: Shkarkimi i vaskave ishte i domosdoshëm për punimet

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In