• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dhunoi ish-gruan, pranga babait të vëllezërve Aliko

by
05/09/2015 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhunoi ish-gruan, pranga babait të vëllezërve Aliko

Babai i dy vëllerzvë Aliko që janë arrestuar si të dyshuar për sulmin e armatosur të 24 qershorit dhe vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ka përfundur edhe babai i tyre. Policia e Gjirokastrës deklaroi dje se ka arrestuar të kërkuarin Adil Aliko, 48 vjeç, teksa kthehej nga Greqia, ku ishte fshehur për një javë pas ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur më 28 gusht, në vilën ku familja Aliko banon, teksa burri dhe gruaja jetonin në kate të veçanta pas ndarjes. “Adil Aliko u arrestua nga Policia Kufitare e Kakavijës, ndërsa po kthehej nga Greqia, pasi ishte shpallur në kërkim për ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij me inicialet R.P., më 28 gusht të këtij viti”, bënë me dije burimet zyrtare. Nga hetimet e kryera rezultoi se ishin pikërisht mosmarrëveshjet dhe sjelljet e dhunës nga ana e Adil Alikos që çuan në ndarjen e çiftit. Ish-bashkëshortja e 48-vjeçarit nga Lazarati bëri kallëzimin në polici në episodin e fundit të dhunës më gusht të këtij viti dhe menjëherë Gjykata e Gjirokastrës lëshoi urdhër ndalimin për Alikon, i cili ishte larguar në shtetin fqinj. Arrestimi i tij u bë sapo ai shkeli në tokën shqiptare, më 3 shtator, në pikën kufitare të Kakavijës. Ndaj Adil Alikos rëndon akuza e “dhunës në familje”, ndërsa për ish-bashkëshorten e tij gjykata ka lëshuar urdhër mbrojtjeje dhe që kryefamiljari të mos i afrohej apo ta prekte. Aliko do të dalë para gjykatës për masë sigurie, ku pritet të kërkojë masë më të butë dhe lirim. Adili është babai i dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, tashmë të arrestuar dhe nën proces hetimor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për shumë akuza, nga kultivimi i drogës, aktet terroriste me lëndë eksplozive, sulm ndaj policisë me tritol, shkatërrim prone dhe së fundmi vrasjen e efektivit Basha dhe plagosjen e dy policëve të tjerë. Ata akuzohen se drejtuan grupin e armatosur në sulmin e 24 qershorit për të rikthyer “Republikën” e drogës në Lazarat. Adil Aliko ishte një nga negociatorët që bindi djemtë e tij të dorëzoheshin, teksa ata pretendonin se nuk ishin personat që vranë policin.

Next Post

Plagosen 7 persona në Laç, arrestohet deputeti Armando Prenga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com