Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- Durim Zylali, 43 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë gjatë ditës së djeshme, pasi në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish- bashkëshortes së tij, shtetases M.B, 40 vjeçe dhe vajzës së tij, shtetases R.Z, 14 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a I Kodit Penal./a.m.