Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë, raportohet se nëna ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të saj dhe bashkëshortit. Pas këtij veprimi gruaja ka rënë në prangat e policisë.
Sipas ‘BalkanWeb’ është arrestuar 43-vjeçarja Brunilda Mumajesi, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 2 vajzave të saj të mitura dhe në prezencë të tyre ka dhunuar dhe nxjerr nga banesa bashkëshortin E.Mumajesi.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. /e.s/











