Një 43-vjeçare nga Tirana ka denoncuar të dashurin e saj pas dhunës së përsëritur që ai ushtronte.
Shtetasja me inicialet Dh.M., banuese në kryeqytet, denoncoi në polici 35-vjeçarin me inicialet S.M., nga Tropoja.
Ky i fundit është proceduar nga ana e uniformave blu në gjendje të lirë.
Ndërkohë, për 43-vjeçaren është lëshuar urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.
35-vjeçari ka hedhur poshtë akuzat në polici.
Pavarësisht deklaratave, ai pritet të përballet me akuzën për “dhunë në familje”./a.m.











