Policia e Shtetit ka lëshuar një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje për një 31-vjeçar i cili dhunohej nga bashkëshortja e tij. I gjendur nën ankth prej kohësh, ai i’u drejtua policisë për ndihmë.
“Më datë 14.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin F.Xh, vjeç 31, pasi dyshohet se bashkëshortja, shtetasja M.Xh, vjeç 29, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare””, bën me dije policia./Java/a.m.