• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhunimi i Sali Berishës dhe përdhunimi i drejtësisë

by Mero Baze
07/12/2022 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dhunimi i Sali Berishës në një aktivitet publik si politikan, i cili duhet të përdorej si një rast për ndëshkimin e kulturës së dhunës në politikë, po përdoret gjerësisht nga mbështetësit e Berishës, si një rast për të forcuar kultin e dhunës në politikë.

Edhe pse agresori, qartazi me probleme mendore, është tani në duart e drejtësisë dhe mund të hetohet e dënohet për gjithçka, të vetmit që refuzojnë të bashkëpunojnë me drejtësinë janë vet Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Në vend të bashkëpunimit me drejtësinë dhe ndëshkimin e thellë të kulturës së dhunës, ata po demonstrojnë vetëgjyqësi dhe forcim të kultit të dhunës në politikë.

Sali Berisha po përpiqet të imitojë Sali Berishën e vitit 1997, kur refuzonte komisionet hetimore parlamentare apo ngjarjet që pasuan vrasjen e Azem Hajdarit, kur ai ishte duke dhënë shpirt dhe ky i rrinte me diktofon tek koka t’i merrte dëshmi, duke refuzuar më pas të jepte dëshminë e tij në prokurori.

Qëllimi i tij ishte që ndëshkimi të mos vinte nga drejtësia, pasi sipas tij “drejtësia ishte në duart e Fatos Nanos që kishte vrarë Azem Hajdarin”, por duhet të vinte nga hakmarrja, shpagimi dhe kthimi me të njëjtën monedhë ndaj kundërshtarëve.

Disa vite më vonë, i interesonte të ishte mik me Fatos Nanon dhe e ftoi dhe në festën e PD bashkë me Xhoanën, duke harruar që e kishte shpallur vrasës dhe që nuk kishte bashkëpunuar me drejtësinë.

Të njëjtat sjellje po demonstron dhe tani. Në vend që ti hapi rrugë drejtësisë të hetojë në detaje ngjarjen dhe të përdorë këtë rast për t’i dhënë fund trashëgimisë së tij si frymëzues i dhunës politike, po e përdor këtë rast për të ringjallur dhunën politike, si mjet politik në këtë vend.

Nëse dikur kërcënonte në Parlament deputetët kundërshtarë se “do t’ua bënte fytyrën të zezë si këpuca”, tani predikon hakmarrje, duke caktuar target Kryeministrinë dhe Qeverinë, njësoj si Fatos Nanon në vitin 1998.

Shpresoj mos t’i dalë koha në politikë të bëhet vëlla me Edi Ramën e ta ftojë nëpër festa, por përpjekja për të bërë si i fortë pas kësaj që i ndodhi, mund t’i shpëtojë fytyrën para disa trushplarëve, por e nxinë atë dhe më shumë para shqiptarëve.

Më shëmtuar se kudo kjo u shfaq dje, pasi agresori sulmoi Berishën. Gazetarët raportojnë se ka pasur tentativa për ta therur me thikë, por ende më e shëmtuar ishte pamja kur njerëzit e afërt të Berishës e rrëmbyen zvarrë dhe e çonin drejt zyrave të PD, për ta hetuar dhe marrë në pyetje, sikur ishin celulë e ISIS.

Edhe më e shëmtuar ishte që ky operacion drejtohej nga ish- policë, që më së paku e dinë që një agresor çarmatoset dhe i dorëzohet policies, dhe jo vetëgjyqësisë.

Pretendimi për të pasur gjykatë paralele me gjykatat shqiptare, të cilat nuk dënojnë por “ndëshkojnë armiqtë me dhunë”, është tipari i parë më i shëmtuar i përpjekjes për të mbajtur gjallë dhunën politike.

Pretendimi për të pasur polici paralele me Policinë e Shtetit shqiptar, që të rrëmben, të merr në pyetje, të heton dhe pastaj shpërndan pista krimi, është dhe më e rënd dhe dëshmon se Sali Berisha dhe mbështetësit  e tij, dhunën politike e shikojnë si institucion që i përket atyre për ta ushtruar.

Kur janë në pushtet e ushtrojnë në emër të pushtetit. Dhe këtë e kanë demonstruar më 1996, 1997, dhe sidomos më 21 Janar 2011, kur për të shmangur drejtësinë ndaj tij që vrau katër demonstrues, ngriti një institucion paralel hetimi, një Komision Hetimor qesharak, që shantazhonte kryeprokuroren dhe presidentin e Republikës dhe që përmes dy mjekëve ushtarë të partisë, tentoi të krijonte pistë të rremë të krimit.

Tani që janë në opozitë e ushtrojnë përmes shtetit paralel, “gjykatave” paralele në seli të PD, policisë paralele që rrëmbejnë persona, dhe mbi të gjitha me fakte të shpikura alternative, që të minojnë të vërtetën.

Agresori i Sali Berishës po hetohet, do gjykohet dhe natyrisht do të dënohet, edhe pa dëshminë e Sali Berishës. Do të ndëshkohet se duhet ndëshkuar kultura e dhunës politike.

Por po me kaq seriozitet duhet ndëshkuar dhe i duhet prerë rruga “universit paralel” të Sali Berishës, që njeh për drejtësi vetëm drejtësinë e tij, njeh për polici vetëm policinë e tij dhe mbi të gjitha, njeh për legjitime dhunën e tij mbi çdo kundërshtar, çdo kritik të tij, dhe madje mbi çdo institucion shtetëror.

/e.d

Next Post
Në Urën e Peratit (Leskovik)

Në Urën e Peratit (Leskovik)

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    Zonja Kim !
    Zoti Arben Kraja !

    Çfarë dokumenti ju duhet, kërkoni, apo fantazoni që të keni, për të filluar proçedimi penal, ndaj Sali Berishes ?

    Vetëm ju të dy, ju zonja Kim dhe ju Z. Arben Kraja, zyrtarisht, jeni mbrojtesit dhe barrikada kryesore, për mos denimin e Sali Berishes, duke i dhenë imunitet juridik, sa çdo prokuror stepet nga mbrojtja që ju i jepni kësajë monstre të popullit shqiptat.
    Jeni kethyer që të dy, në figura të padeshirueshme në sytë e këtijë populli.
    Uroj sa më shpejt të largoheni nga ky vend zonja Kim, sa,për Arben Krajen, edhe dhjetë ditë është në majë të fikut, se pastaj për të vlen kjo fjalë e urtë e këtijë populli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antentati ndaj çiftit në Lezhë / Policia gjen një nga makinat e autorëve të vrasjes

Antentati ndaj çiftit në Lezhë / Policia gjen një nga makinat e autorëve të vrasjes

April 28, 2026
Melania shkëlqen si “vejushë e ardhshme”, Kimmel mbron shakanë e tij, çifti presidencial kërkon shkarkimin

Melania shkëlqen si “vejushë e ardhshme”, Kimmel mbron shakanë e tij, çifti presidencial kërkon shkarkimin

April 28, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Marrëveshja 6 mld $ me SHBA-të, Karakaçi tregon 3 elementet e projektit

April 28, 2026
Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Guilfoyle: Shqipëria, rol të madh në rajon sa i përket energjisë

Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Guilfoyle: Shqipëria, rol të madh në rajon sa i përket energjisë

April 28, 2026
Firmoset marrëveshja 20-vjeçare për gazin, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

Firmoset marrëveshja 20-vjeçare për gazin, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

April 28, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

Reagon Ilir Meta: Më rrinte kostumi i madh? S’jam pa ngrënë, por stërvitem 4 orë në ditë! Ngjyra e lëkurës…

April 28, 2026
Izraeli paralajmëron evakuim urgjent në jug të Libanit pas shkeljes së armëpushimit

Izraeli paralajmëron evakuim urgjent në jug të Libanit pas shkeljes së armëpushimit

April 28, 2026
Atentati në Lezhë/ Njëri nga autorët ishte në kërkim, vëzhguan çiftin që kur ishin në kafe

Atentati në Lezhë/ Njëri nga autorët ishte në kërkim, vëzhguan çiftin që kur ishin në kafe

April 28, 2026
“PD në degradim të pandalshëm”, Leka: Nuk ka asnjë shans të sigurojë pushtet nën drejtimin e Berishës

“PD në degradim të pandalshëm”, Leka: Nuk ka asnjë shans të sigurojë pushtet nën drejtimin e Berishës

April 28, 2026
Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In