• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhunimi i biznesmenit/ Pista e hetimit, gjyqi ndaj pronarëve të tokës ku po ndërton kompleksin

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni libanez, Faad Mitri mund të jetë dhunuar për shkak të një procesi gjyqësor të fituar ndaj pronarëve të tokës ku po ndërton kompleksin turistik. Dhunimi i biznesmenit vjen vetëm pak ditë pasi Këshilli Bashkiak i Durrësit dha lejen për kryerjen e punimeve.

Policia ende nuk ka arritur të zbardh autorësinë e dhunës ndaj biznesmenit Libanez Faad Mitri, por sipas burimeve, një tjetër pistë është duke u hetuar.

Pak kohë më parë gjykata e Durrësit ka dhënë një vendim pronësie për tokën ku biznesmeni po ndërton kompleksin turistik.

Sipas hetuesve, disa banorë të zonës e kanë pretenduar këtë pronë me vendim gjykate, por ky dokument nuk u jepte atyre të drejtën e pronësisë.

Vetë biznesmeni, gjatë gjë bisede jahstë kamerave me Report Tv ka deklaruar se ky incident vjen pasi Këhsilli bashkiak i Durrësit ka dhënë lejen për punimet.

Po ashtu Mtiri ka treguar edhe për momentet e konfliktit në Qafë-Kashar. Sipas tij, dy persona e kishin goditur me sende të forta, kryesisht me një shkop bejzbolli, në pjesët e poshtme të gjymturëve në kokë dhe në trup.

Gjatë paradites të së mërkurrës oficerët e policisë kanë rimarrë sërish në pyetje biznesmenin libanez, dhe sipas informacioneve ai i ka qëndruar sërish pretendimit se është dhënuar për shkak të ndërtimit që po bën në Gjirin e Lalëzit.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar tashmë 13 persona në total në cilësinë e të dyshuarve.

Burime të policisë thonë se tashmë ngjarja po hetohet në dy pista atë të një konflikti që lidhet pikërisht me investimet që po kryen në Gjirin e Lalzit kompania që drejton Faadi Mitri. Një fakt i tillë lidhet me konfliktet që Mitri ka pasur deri një vit më parë. Por për hetuesit mbetet e dyshimtë ngjarja, për faktin se sipas tyre konflikti ka nisur fill pas përplasjes së mjeteve.

Menjëherë pas përplasjes, mjeti me të cilin udhëtonte Mitri ka ndjekur atë që i ka goditur. Ndërsa më pas mjeti me të cilin udhëtonin autorët ka ndaluar dhe fillimisht autorët, kanë goditur shoferin e veturës së Mitrit. Më pas ky i fundit ka dalë nga mjeti dhe është goditur nga agresorët./a.k

Next Post
VIDEO/De Biazi: Shqipëria ka 10% shanse për botërorin, ata që u larguan tek Kosova, nuk gjenin vend këtu

VIDEO/De Biazi: Shqipëria ka 10% shanse për botërorin, ata që u larguan tek Kosova, nuk gjenin vend këtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

September 23, 2026
Musk për Xi Jinping: Udhëheqës i madh, i ka sjellë Kinës prosperitet të jashtëzakonshëm -

Musk për Xi Jinping: Udhëheqës i madh, i ka sjellë Kinës prosperitet të jashtëzakonshëm –

September 23, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Preç Zogaj: Vendimi i Hagës është betejë ligjore, kërkon konsensus të gjerë politik

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com