• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhunimi i biznesmenit libanez/ Vendimi i gjykatës që solli konfliktin për pronën

by A R
22/09/2016 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar hapjen e një hetimi administrativ për vendimin e Gjykatës së Durrësit që i njohu pronën ku do të ndërtohej resorti turistik i Lalzit një familjeje nga Durrësi.

Bëhet fjalë për vendin ku kompania “Omnix Albania” do të ndërtonte një kompleks gjigand turistik më vlerë 450 milionë dollarë. Deri para 6 muajsh, e gjithë sipërfaqja rezultonte pasuri e paluajtshme publike në regjistrat e shtetit raporton Panorama.

Por më datë 25 mars të këtij viti, Gjykata e Durrësit, përkatësisht gjykatësja Joana Qeleshi ka dhënë vendim që 45 dynymë nga kjo sipërfaqe t’i njihet si pronë familjes Seçuni nga Durrësi.

Në vendim (i plotë në fotot e mëposhtme) gjykatësja thotë:

“Nga provat shkresore dhe ato me deshmitare te shqyrtuara ne gjykim, rezulton se paditesi e ka pasur te rrethuar siperfaqen  e mesiperme prej 45 mije metra katrore, ai eshte kujdesur dhe e ka shfrytezuar kete siperfaqe si te ishte pronar i vetem i saj.

Keshtu, filimisht paditesi ka pasur te ndertuar ne nje pjese te pasurise nje kioske, te cilen e perdorte si bar-restorant gjate muajve te veres nderkohe eshte kujdesur duke mirembajtur, kositur e vaditur siperfaqen tjeter te pretenduar si prone e tij”.

Gjykatësja Joana Qeleshi thotë se këtë e ka provuar me dëshmitarë, 11 të tillë, të cilët i ka dëgjuar në seancë gjyqësore.

Ky vendim duket se përbën një pikë të fortë kthese për rrjedhën e ngjarjeve dhe fatin e projektit më të madh turistik të parashikuar ndonjëherë në Shqipëri, pasi një ditë më parë “Omnix” deklaroi largimin nga vendi ynë.

Drejtoria e Inspektimit Gjyqësor do të hetojë të gjitha procedurat ligjore të ndjekura nga gjykatësja Qeleshi, për të parë nëse ky vendim është marrë konform ligjit apo jo.

Po kështu, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë do të kërkojnë zyrtarisht informacion nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për të parë historikun e kësaj prone.

Vendimi i konfliktit

Vendimi ne fjale dyshohet se eshte arsyeja e masakrimit nje jave me pare te nje sipermarresi te huaj, Faad Mitri-perfaqesues me prokure i shoqerise se huaj OMNIX.

Dy qeveri, ajo e Sali Berishes dhe aktualja, kjo e Edi Rames, i kane dhene ne shfrytezim tamam kete siperfaqe prone publike, shoqerise OMNIX, per te ndertuar aty nje resort turistik. Vlera e tij shkon ne 180 milion dollare.

Qeveria e Sali Berishes e ka marre kete vendim ne vitin 2008. Pra prej atij vendimi, siperfaqja e prones se paluajtshme publike, ka qene ligjerisht ne perdorim te shoqerise OMNIX.

Per 5 vite te tjera, qeveria e Sali Berishes nuk paisi me leje ndertimi shoqerine ne fjale.

Vendimi per dhenien e lejes se ndertimit u dha nga KKT vetem nje muaj me pare, gjithnje ne te njejten siperfaqe./Panorama/a.m.

Next Post
Thumbimi i Ramës për kritikat e Blushit… “dëgjova këtu edhe shakaxhiun e përparimit”

Ikja e biznesmenit, Berisha: Donit rryshfet, Rama: “Dajakun” ja dha gjykatësja e sistemit tënd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In