• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhunimi barbar i 3-vjeçarit, rrjetet sociale shpërthejnë në revoltë

by A R
21/06/2016 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja e rëndë e dhunimit të një fëmijë 3-vjeçar nga administratorja e kopshtit privat “Diren”, Anjeza Shabani është shoqëruar me reagime të shumta në rrjetet sociale nga qytetarë, figura të njohura dhe prindër.

Fëmija 3 -vjeçar është rrahur barbarisht nga administratorja (pronare) e kopshtit privat “Diren”, Anjeza Shabani që ndodhet në Sauk.

Pamjet shokuese janë transmetuar mbrëmë në emisionin ‘Stop’, në TV Klan. Ky emision investigoi rastin, pasi babai i fëmijës kishte denoncuar me fakte se fëmija i tij dhunohej. “Nuk kam dyshime, kam bindje se djalin ma kanë rrahur”, tha babai në një intervistë për ‘Stop’.

Pas fotove që babai ka paraqitur në stafin e emisionit ka nisur edhe puna për të zbardhur ngjarjen. Është arritur nga stafi i Stop-it të vendoset një kamera, ku është filmuar dhuna makabre ndaj fëmijës.

“Kjo është vetëm një ditë”, tha Saimir Kodra teksa pasqyronte kronikën, duke lënë të kuptohet se dhuna ka qenë e vazhdueshme në këtë institucion privat për rritjen e fëmijëve.

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, njëkohësisht e njohur për mbështetjen në mbrojtje të të drejtave të grave dhe fëmjiëve, përmes reagimit të saj, kërkoi publikimin e të gjithë listës së çerdheve dhe kopshteve si dhe kartelat personale të edukatorëve.

“Inspektoriati Shtetëror i Arsimit duhet të bëjë menjëherë publike listën e çerdheve, kopshteve, cv-të e pronarëve, edukatoreve, kartelat e tyre personale, çertifikatat mjekësore, vlerësim permanent nga një grup mjekësh, psikiatrish e psikologësh. Dokumentat për dhënien e heqjen e licensave sidomos kur bëhet fjalë për institucione arsimimi apo përkujdesje, si dhe vlerësimi periodik duhet të jenë publike”, shkruan Bregu.

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea propozon vendosjen e kamerave në çerdhe dhe kopshte. “Pas asaj që pashë, më lindi natyrshëm pyetja: A duhen vendosur kamera në çerdhe e kopshte?

“Nëse do ishte në dorën time, në çdo çerdhe apo kopësht publik do të vendosja kamera, dhe çdo biznes privat të këtij lloji do ta detyroja t’i vendosnin, ndryshe – drynin. Çdo prind duhet të ketë akses të kontrollojë fëmijën e tij në kohë reale. Këto raste duhet të shërbejnë për reflektim te thellë dhe marrje masash urgjente”, shkruan Gjebrea.

Po ashtu, më herët Institucioni i Avokatit të Popullit ka konstatuar përmes një raporti se dhuna fizike dhe psikologjike egziston nëpër jetimore. Ky raport ka ardhur pas inspektimit të 9 qendrave rezidenciale të mbajtjes së fëmijeve jetimë. Këtë raport AP do t’a dorëzojë në Kuvend. Kohët e fundit janë denoncuar mjaft raste të dhunimit të fëmijëve.

Next Post

Babai bën tatuazh shenjën e operacionit të të birit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

March 10, 2026
Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

March 10, 2026
“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

March 10, 2026
Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In