• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dhunë, tym e flakë në Beograd. Policë të plagosur e dhjetëra të arrestuar në protestën anti-Vuçiç

by A R
25/12/2023 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të shtatën ditë radhazi, “Serbia kundër dhunës”, grupi kryesor i opozitës që sfidoi në zgjedhjet e fundit Presidentin Aleksandër Vuçiç organizoi mbrëmjen e së dielës një demonstratë antiqeveritare për të denoncuar mashtrimet në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Demonstrata në vigjilje të Krishtlindjes degjeneroi në akte dhune dhe përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave speciale që rrethuan bashkinë e kryeqytetit serb, pasi tentuan të mësynin brenda saj.

Shumë u përpoqën në disa raste të kalonin gardhet dhe të futeshin me forcë në ndërtesë, por Vuçiç mobilizoi forca të mëdha policie për të ndalur rebelimin e opozitarëve.

Demonstruesit e dhunshëm vunë në shënjestër bashkinë me breshëri vezësh, shishe plastike, domate dhe sende të tjera, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë grupet e trazirave.

Disa punonjës policie u plagosën, dy prej të cilëve raportohet se janë në gjendje të rëndë, pasi janë goditur me gurë dhe sende të tjera të forta. Ndërkohë, të paktën 35 demonstrues të dhunshëm janë arrestuar dhe mbi ta rëndon akuza e sulmit mbi institucionet.

Po ashtu, disa dyer hyrëse dhe dritare të institucionit u shkatërruan. Në fund, forcat policore arritën të krijojnë një kordon solid oficerësh përreth bashkisë, duke i shtyrë demonstruesit përsëri në rrugët anësore dhe drejt sheshit “Slavija”.

“Dje rreth orës 18:00 ka ndodhur një grumbullim i papritur i qytetarëve. Ishin rreth 2400 njerëz. Protestuesit i kanë gjuajtur me shkopinj policëve për orë të tëra. Duruam dhunën për tre orë. Tetë policë janë lënduar”, sqaroi shefi i Administratës Policore, Ivica Ivkoviç, teksa iu drejtua sot popullit serb me një deklaratë.

Në mbrëmje presidenti Aleksandër Vuçiç thirri një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Vuçiç paralajmëroi reagimin e ashpër të institucioneve ndaj atyre që teorizojnë dhe vënë në praktikë sjelljet e dhunshme.

“Mos u shqetësoni, qytetarë të Serbisë. Edhe pse skenat janë dramatike, ne e duam vendin dhe qytetin tonë, nuk jemi mësuar që dikush të na prishë shtëpinë. Nuk ka revolucion, asnjë prej tyre nuk do të ketë sukses. Shteti është mjaft i fortë dhe do të mbrojë demokracinë e vullnetin elektoral të qytetarëve. Dhe kjo është gjithçka që duhet të dini. Protestuesit dhe banditët do të ndalohen dhe më pas do të reagojnë organet kompetente shtetërore. Askush nga ata që janë përgjegjës nuk do t’i shpëtojë drejtësisë dhe dënimit legjitim. Është produkt i rrethanave shumë më të rënda gjeopolitike, në të cilat po tentojnë të shembin autonominë dhe pavarësinë e Serbisë. Ne do ta ruajmë lirinë e Serbisë, sepse kjo është vlera më e lartë. Ne do ta mbrojmë Serbinë tonë, po ju kërkoj vetëm të ruani paqen. Jini të qetë, vendi është i sigurt”, tha ai.

Sakaq, kryetari në largim i bashkisë së Beogradit, Aleksandër Sapiç tha se ajo që ndodhi të dielën në mbrëmje në Beograd mund të krahasohet me kryengritjen e Maidanit të vitit 2014 në Kiev, e cila filloi me protestat antiqeveritare në sheshin qendror të kryeqytetit ukrainas.

/a.r

Next Post
Mbreti i Panairit

Me Kadare në fyt

Comments 1

  1. Opionisti says:
    2 years ago

    Do shpermbehete serbi por serbia dhe ish repumbluka iah jygosllave dhe bzantne dhe vojvodine serbcka malizi rumani hungari BULLGARI KUNDER SHQIPTARE DHE PRESHEVA BUJANOCI GREQII QIPRO KROACI SLLLOVENI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In