Sërish dhunë në spitalet shqiptare. Një video e publikuar nga portali ‘Shëndet +’ tregon momentet e konfliktimit të një mjeku me një qytetar, i cili pretendonte se nuk i ishte dhënë ndihma e duhur nënës së tij.
Ngjarja është regjistruar në ugjencën e kardiologjisë në QSUT.
Në video dëgjohen ofendimet dhe të sharat e qytetarit.
Për të shuar konfliktin ndërhyjnë punonjësit e policisë.









