• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhunë e tmerrshme mbi 16-vjeçarin, mjekët i nxjerrin një dorezë ruli nga anusi

by Java News
18/05/2016 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i mitur 16-vjeçar, banues në periferi të Fierit dyshohet të jetë përballur me një dhunë ekstreme e të pazakontë, kur si pasojë i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për të riparuar pasojat, shkruan gazeta Shqip. Javën e kaluar, në urgjencën e spitalit të Fierit është paraqitur një 16-vjeçar, i cili u ka raportuar mjekëve dhimbje të shumta në fund të barkut dhe në fundshpinë.

Pasi mjekët kanë kryer ekzaminimet përkatëse kanë konstatuar se në trupin e të riut, konkretisht në pjesën e brendshme të anusit të tij gjendej një send i huaj dhe dëmtime të lëkurës. Menjëherë mjekët kirurgë kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale, duke bërë të mundur nxjerrjen e sendit në fjalë, dorezës së një ruli që përdoret për lyerje me bojë.

Burime të gazetës “Shqip” pranë spitalit të Fierit kanë pohuar se fatmirësisht 16-vjeçari nuk ka pasur komplikacione të mëtejshme shëndetësore dhe pasi është trajtuar me gjithë ndihmën mjekësore të nevojshme është larguar për në shtëpi.

NGJARJA

Nga burime pranë spitalit mësohet se paraditen e së enjtes së javës së kaluar, në repartin e urgjencës është paraqitur 16-vjeçari R.XH. së bashku me familjarët e tij, banues në një zonë periferike të qytetit të Fierit, të cilët kanë raportuar se minoreni kishte nevojë për ndihmë mjekësore për nxjerrjen e një sendi nga trupi i tij.

Pasi kanë konstatuar shenjat e dhunës të lëna si pasojë e futjes së dorezës metalike në trupin e 16-vjeçarit dhe pas pohimeve të familjarëve të tij se minoreni mund të ishte keqtrajtuar nga disa persona të tjerë, mjekët e urgjencës kanë kryer menjëherë ekzaminimet prej nga është vërtetuar se dëshmia e të dëmtuarit ishte e vërtetë.

Në këto kushte, mjekët e urgjencës kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në spital dhe ka nisur verifikimet për sqarimin e ngjarjes. Kur gjendja shëndetësore e 16-vjeçarit është përmirësuar blutë kanë marrë deklarimet e tij lidhur me ngjarjen dhe shkaqet që kanë çuar në dhunimin e tij.

Mësohet se ai ka deklaruar para hetuesve se ishte dhunuar nga katër persona për rreth një orë. Por 16-vjeçari nuk ka dhënë asnjë detaj rreth identitetit të tyre duke u shprehur se nuk i njihte. Edhe familjarët e tij nuk kanë dhënë detaje për autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje, duke u shprehur se djali nuk u kishte treguar emrat e personave që mund ta kenë keqtrajtuar.

HETIMET

Por, pavarësisht se i dhunuari nuk ka dhënë asnjë detaj rreth identitetit të personave që dyshohet ta kenë dhunuar, policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Nga burime të gazetës mësohet se prej informacioneve të siguruara operativisht, dyshohet që ngjarja të ketë qenë vazhdimësi e ndonjë konflikti të mundshëm të 16-vjeçarit apo familjarëve të tij me të tjerë persona.

Dyshohet se personat me të cilët kanë pasur konflikt e kanë mbajtur adoleshentin me forcë në një vend të izoluar duke e dhunuar psikologjikisht e fizikisht e më pas kanë kaluar në aktin ekstrem. Paraprakisht, nisur edhe nga deklarimet e të dëmtuarit, dyshohet se autorët mund të kenë qenë katër persona, banorë të po zë njëjtës zonë ku ai jeton. Ndërkohë, policia është duke hetuar edhe në pista të tjera lidhur me motivin e ngjarjes, përfundojnë burimet e gazetës.

BW/d.i.

Next Post

(VIDEO) Përmbytjet në Novoselë/ Rama ‘ballistit’: Merre dëmshpërblimin nga komunistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In