• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna si model suksesi

by Roland Lami
30/07/2025 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Hipokrizia e televizioneve shqiptare dhe një pjese të opinionit publik në rrjete sociale karshi episodit të dhunës ndaj një kamarieri në Vlorë, tregon problemin sistemik që kemi si shoqëri dhe anemizmin e institucioneve sociale që parandalojnë fenomene të tilla.

Ngjarja e Vlorës ndaj një të riu nga ana e përfaqësuesit të forcave të rendit më pas, hakmarrja në grup ndaj dhunuesit dhe qershia mbi tortë, solidariteti kolektiv i komentuesve duke mbështetur aktin dhunues të pronarit ndaj dhunuesit që i dhunoi punonjësin në ushtrim detyre tregon jo më pak legjitimimin e dhunës si instrument drejtësie.

Ajo çfarë është hipokrite në ngjarje të tilla është reagimi fals në media tradicionale dhe ato sociale duke manifestuar një lloj revolte apo kritike ndaj institucioneve sociale si familja, shkolla, media, bashkëmoshatarët, institucionet ligjzbatuese etj.

Një ditë flitet për pasojat që sjell modeli i sjelljeve devijante si dhuna, ndërkohë gjithë vitin shoqëria bombardohet sesi mund të behesh i sukseshëm apo dikush me sjelljet devijante në këtë shoqëri. Shikoni tematikat e humorit ne Portokalli, Alpazar, apo modelet e sjelljes në Reality Show si Big Brother, Përputhen, Ferma Vip, Love Island Albania etj, madje edhe reklamat një pjesë kanë në thelb model devijance si karrem për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve.

Rrjetet sociale si facebook, instagram akoma më shumë Tiktok kanë like, komente, shikueshmëri dhe share sjelljet devijane. Mos harroni sipas matjeve të bëra nga institucione lokale rezulton që në Shqipëri 3 – 4 orë në ditë shpenzojnë kohën në rrjete sociale tashmë jo vetëm grupmosha 12-20 vjeç por edhe ajo 25=40 vjeç. Pra e gjithë shoqëria përtyp si çëmcakëz episode dhune pa u shqetësuar apo indinjuar.

Televizionet kombëtare rreth 15 minutat e para në edicionet kryesore të lajmeve janë të mbushura me ngarje të kronikës së zezë si akte kriminale, plagosje, rrëmbime, vjedhje, trafikim lëndësh narkotike etj, aq sa të duket normale një realitet i tillë dhe mungesa e ngjarjeve të tilla një anormalitet. Ndodh ajo që njihet në fushën e komuninimit ‘mpirja ndaj realitetit dhe mos bërja përshtypje e asaj që ndodh’.

Nga monitorimi i tematikave në emisionet kryesore të televizioneve më të rëndësishme në vend rezulton se 40 % e tyre i dedikohen krimit. Madje, jo pak televizione kanë emisione të dedikuara me kronikën e zezë. Ekspertët e kriminologjisë, gazetarët e kronikës dhe avokatët kanë sfumuar rolin e ekspertit të ekonomisë, drejtësisë, politikës, psikologjisë etj.

Shikoni të ftuarit apo komentuesit nëpër emisione zbavitëse apo edukuese më së shumti janë personazhe që vijnë nga portalet dhe edicionet e “Reality Show” sesa janë ekspert të fushës. Madje jo pak raste të tilla personazhe janë moderator emisionesh. Pra, televizioni riprodhon personazhet e zakonshëm në VIP dhe ia servis shoqërisë si modele që duhen imituar.

Tekstet dhe videot e këngëve në “you tube” janë në 80% të tyre manifestim i sjelljeve devijante. Sot ato janë në menun e shijeve muzikore të pjesës derrmuese të popullatës. Janë këngë që të shoqërojnë në çdo hapësirë publike.

Kështu që, ju lutem para se të “qani” apo indinjoheni ndaj sjelljeve të dhunës më përpara duhet të reflektojmë sesi duhet të shmagim promovimin e modeleve të dhunës dhe t’i servirim shoqërisë modele që bota perendimore ka shekuj që i ka konsoliduar.

Next Post
Lëvizje e papritur nga Tel Avivi, i dorëzon Hamasit një dokument…

Lëvizje e papritur nga Tel Avivi, i dorëzon Hamasit një dokument…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

February 12, 2026
Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

February 12, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Inflacioni rritet në 2.3% në janar, INSTAT: Rritja e çmimeve, kryesisht nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
Europa brenda dhe jashtë

Europa brenda dhe jashtë

February 12, 2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

February 12, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

February 12, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Debati për pagat e gjyqtarëve, ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë për vendimin

February 12, 2026
Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In