• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna si marrëzi e rrezikshme anti-shtet

by A R
11/05/2017 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alteo Hysi

Shqipëria sot gjendet përballë një diskursi politik të opozitës të fokusuar te dhuna, shfarrosja, lufta totale, si zgjidhja alternative e ngërçit politik, përkundër historisë së politikëbërjes dhe sistemeve politike që na dëshmojnë se mekanizmi më rracional për të zgjidhur problemet, është shtet-bërja.

Ti imponohesh në këtë mënyrë politikës përmes dhunës, dhe aq më tepër ta trajtosh këtë të fundit si alternativë, veçse një marrëzi e rrezikshme që cënon demokracinë, është edhe e dëmshme për të ardhmen e shqiptarëve të zakonshëm. Kjo për disa arsye:

-Ekonomia:

Retorika e dhunshmë si nxitëse e një klime tensioni, jo vetëm ç’ekuilibron opinion publik por edhe i vesh padrejtësisht Shqipërisë imazhin e një vendi ku është i pasigurt çdo lloj aktiviteti normal ekonomik, biznesi, tregtie, duke larguar kështu çdo investim të huaj që mund të ndihmojë në shëndoshjen e ekonomisë. Në një vend ku dhuna do të dominonte mbi parimet ligjore dhe normat intitucionale, do të ishte praktikisht e pamundur që të mund të zhvilloheshin praktika ekonomike. Më pak investime private, do të nëkuptonin më pak taksa, më pak vende pune, më pak buxhet, më pak investime publike, shumë më pak mirëqënie, tkurrje të ekonomisë.

-Rënia e institucioneve

Mirqënia apo varfëria, progresi apo regresi ekonomik i një vendi janë të varura nga zhvillimi dhe funksionaliteti institucioneve të tij dhe punës së tyre. Në një klimë dhune, ku ngërçi dhe kaosi politik interferon me normalitetin e institucionit, do të bllokohej çdo standard dhe praktikë që rregullon veprimtarinë ekonomike, sociale, politike të vendit. Bllokimi i institucioneve do tu refuzonte qytetarëve shqiptarë të drejtën për të marrë çdo lloj shërbimi, në çdo nivel, lokal a kombëtar, të drejtën për të jetuar në një shtet që i shërben me forcën e ligjit nevojave të tij socio-ekonomike.

-Pasojat sociale

Gjithkush i mban mend pasojat dhe situatën e dhimbshme pas 1997, vit në të cilin shkatërrimi i ekonomisë, bankave, bizneseve dhe sundimit të bandave kriminale në mungesë të shtetit, e lanë Shqipërinë në një gjendje lufte nga e cila iu desh një kohë e gjatë për tu rimëkëmbur dhe shqiptarët në një gjendje shoku social, ekonomik. Veçse të varfëruar nga kriza e piramidave, shqiptarët gjendeshin në udhëkryqin që solli mungesa e shtetit si rregullator dhe kontrollues.

“Lufta totale”, dhuna si një rrugë pa arsye nuk do të ishte hapi i parë drejt përmirësimit të situatës politike, përkundrazi, do ta radikalizonte “krizën artificiale” (që opozita pretendon) drejt një krize të individit të zakonshëm shqiptar, sepse do të paralizonte shtetin si shërbëtor të qytetarit.

Dhuna pra, si imponim në politkëbërje është armik jo vetëm i demokracisë, por i çdo qytetari që minimalisht beson se ndonëse politika aktuale mund të mos ketë bërë më të mirën për mirëqënien dhe zhvillimin, shteti dhe reformat janë mekanizmi më i mirë i mundshëm, për të jetuar në një vend normal që i përgjigjet nevojave të tij.

Next Post
VIDEO/ Nervozitet në kulm mes Torres dhe Ronaldos: “Palaço”, “Bir k….”

VIDEO/ Nervozitet në kulm mes Torres dhe Ronaldos: “Palaço”, “Bir k….”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com