Në vitin 2015, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 54 raste janë shënuar si sulme seksuale dhe 65 raste keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare.
Duke iu referuar këtyre statistikave që flasin për numër të madh të akteve seksuale ndaj minoreneve, Policia e Kosovës ka iniciuar një projekt me titullin “Ngacmimet seksuale”, ku nëpërmjet ligjëratave të mbajtura nga zyrtarët policorë, nxënësit e shkollave në gjithë Kosovën do të kenë mundësi të informohen rreth rrezikut që mund t’u kanoset nga sulmet seksuale, raporton KTV. (B.an)