• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna që nuk mund të lindë revolucionin demokratik

by Roland Qafoku
06/11/2023 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Grupi më i madh i deputetëve të Partisë Demokratike të Rithemelimit kanë disa ditë që po kryejnë një minikryengritje në pallatin e parlamentit. Kanë ndërprerë me forcë mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare. Kanë ndërprerë mbarëvajtjen normale të seancave. Kanë ndërprerë mbledhjet e komisioneve të etikës dhe kulmi ishte në seancën e të enjtes kur përmbysën të gjitha karriget e rënda të sallës dhe detyruan kolegët socialistë të qendronin në këmbë dhe ashtu po në këmbë të kryenin votimin e parë në histori, pra në këmbë. Pushtuan foltoren e parlamentit duke mos lejuar askënd të flasë dhe më pas, përdorën flakadanë me ngjyrën blu si ato të tifozëve ultras në stadium. Ndërsa shtyrjet, sharjet, ofendimet dhe ndonjë grusht në tentativë ndaj kundërshtarëve ishin sfondi që i dha edhe më shumë kolorit këtij revolucioni. Thirrjet e zgjatura “O Linditaaaaaa”, në korridoret e kuvendit ishin një lloj “e shtënë arme” siç ndodh gjithnjë me startin e një revolucioni, për të sinjalizuar se ai nisi. E nëse u referohemi po vetë demokratëve, këto eksese nuk janë asgjë përballë atyre që pritet të ndodhin në ditët në vijim. Një paralajmërim që synon të ngjallë frikë te mazhoranca, por që në fakt duket hapur që nuk ka transmetuar asgjë. Kjo që ka ndodhur këto ditë në parlament nuk të bën as të mbash frymën, e as të trëmb gjithashtu.

Por përse Partia Demokratike e Rithemelimit po krijon situata të tilla në parlament? Përse po ushtron dhunë në të gjitha ambjentet e legjislativit? A ka mbështetje kjo lëvizje dhe a mund të sjellë kjo mënyrë veprimi vërtetë një revolucion me mbështetje masive për të përmbysur siç e thotë Berisha “diktatorin Edi Rama” dhe “organizatën kriminale SPAK”? Nga ajo që shikojmë në ambjentet e kuvendit dhe parlamentit kuptojmë qartë se jemi në një situatë vërtetë dramatiko-komike.

Së pari, kjo pjesë e Partisë Demokratike vërtetë po përpiqet të bëjë një lëvizje të fortë, rezistente në mënyrë që ta vendosë në vështirësi mazhorancën, por duket hapur se nuk ka mbështetje në masën e njerëzve. Më e rëndësishmja akoma është se ajo nuk ka mbështetjen e militantëve të vet. Jemi në vitin 2023 dhe dhuna kudo dhe në çdo formë është e papranueshme për asnjë segment të politikës dhe për çfarëdo arsye. Kjo sepse shumica e njerëzve kuptojnë se shfaqje të tilla ose synojnë ta kthejnë parlamentin si në vitin 1997-1998 kur kjo PD ishte në opozitë, ose në vitet 2005-2023 kur PS e dëshpëruar që ishte në opozitë bënte pak a shumë të njëjtat shfaqje. As PD e 1997-2005 dhe as PS e 2005-2013 nuk i rritën kuotat e veta për dhunën e ushtruar, por për idetë, platformat dhe motivimin që i bënë mbështetësve të tyre dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Së dyti, lidhur me çështjen e Jamarbër Malltezit dhe vetë Sali Berishës, duket se mbështetja në PD dhe më gjerë për të reaguar dhe protestuar është e ulët.  Kjo u duk edhe mbrëmjen e 21 tetorit kur me urdhër të SPAK policia shtrëngopi prangat në duart e Malltezit. Në selinë e PD-së nuk kishte më shumë se 50 veta. Ndërsa u dha lajmi dhe u njoftua se Berisha do të mbante një konferencë urgjente për median deputetët që ishin prezentë aty numëroheshin me gishtat e njërës dorë, ndërsa anëtarët e kryesisë nuk e ndryshuan agjendën pavarësisht asaj që ndodhi. Ata vijuan të shijonin fundjavën. Kjo ndoshta e ka detyruar Berishën që ditët e fundit të tërheqë deklaratat e tij se kjo çështje është për demokracinë dhe jo për të protestuar për arrestimin e dhëndërit dhe hetimit ndaj tij. Ndërsa tani, Berisha deklaron se çështjen e vetë dhe të dhëndrit e ka të shkëputur nga zhvillimet dhe aksionet politike të PD-së. Tha Berisha më 22 tetor, një ditë pas arrestimit të Malltezit i pyetur nëse do ta përfshinte PD-në në këtë betejë juridike:

“Burgimi politik do të thotë diktaturë! Sali Berisha po lufton diktaturën. Burgimi do të thotë diktaturë dhe Sali Berisha po lufton diktaturën”.

Tha Berisha përpara deputetëve demokratë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD më 2 nëntor:

“Sa i përket çështjes sime me SPAK, do i përgjigjem çdo pyetje që mund te keni për mua për t’ju dhënë informacion. Por ju them se kjo dosje është e montuar dhe unë me prova e fakte do e ç’montoj, pasi aty ka shumë falsifikime. Dua që kjo çështje të më takojë vetëm mua, është personale dhe nuk dua të përziej asnjë tjetër, as grupin”.

Mirëpo ky ndryshim qendrimesh pas 13 ditëve, më shumë dëmton të aksion politik se sa e ndihmon. Berisha duhet të mbante që në fillim qendrim të distancuar me partinë dhe ta cilësonte atë si një çështje tërësisht personale që do merrej vetë pa e interferuar partinë. Por deklaratat e tij se çështja ishte më shumë një sulm politik i Edi Ramës dhe minonte demokracinë në Shqipëri tashmë e kanë krijuar efektin negativ dhe është shumë e vështirë që njerëzit të besojnë që ky aksion politik nuk bëhet për “çështjen personale të Sali Berishës”.

Së treti, aksione të këtij lloji në Shqipëri nuk ka patur asnjëherë ndonjë efekt pozitiv dhe afërmendsh nuk mund të kenë të tillë në vitin 2023. Cila forcë politike në Shqipëri në këto 33 vite ka fituar një betejë apo një aksion politik në momentin kur ka ushtruar dhunë në institucione? Asnjëherë. As në trazirat politike të shtatorit vitit 1998. As në trazirat e nëntorit të vitit 2000. As në trazirat e marsit dhe majit 2008. As në trazirat e janarit të vitit 2011. Në asnjë rast nuk ka ndodhur dhe në asnjë rast nuk mund të ndodhë.

Së katërti, është reale dhe e drejtë kërkesa e PD-së për ngritjen e komisioneve hetimore. Dhe mazhoranca socialiste këtë kërkesë duhet t’ia kishte plotësuar si një kusht elementar i demokracisë parlamentare. Kjo gjë nuk mund të vihet në diskutim. Por, problemi kryesor i PD-së është se kjo parti është e shpartalluar. Njëra pjesë që vijon të ketë vulën nuk do t’ia dijë fare për karriget e përmbysura në parlament. Ajo më shumë interesohet për cilësinë byreqeve pas takimeve të lodhshme me bazën dhe se çfarë shfaqjesh artistike ka mbrëmjeve nëpër Tiranë se sa për situatën që ndodhet opozita. Ndërsa pjesa e deputetëve që kanë nisur këtë aksion nuk janë as ata bashkë. Vërtetë Gazmend Bardhi ka bërë thirrje për bashkim dhe në një farë mënyre ai është bërë një qendër e re graviteti në PD, por bashkim më të çuditshëm nuk kemi parë e as dëgjuar asnjëherë. Ai dhe mbështetësit e tij nuk shkojnë në selinë e PD-së. Nuk marrin pjesë në mbledhjet e partisë, por ama marrin pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar. Nuk shkojnë fare në selinë e Partisë Demokratike por ama bëhen bashkë në parlament dhe ushtrojnë dhunë dhe krijojnë tension. Epo kjo, as nuk e bashkon e as e ndan partinë. Thjesht, kjo e shpartallon Partinë Demokratike.

Së pesti, Partia Demokratike ka kundër faktorin ndërkombëtar që është shprehur dhe shprehet rregullisht kundër dhunës. Po si mund të bësh dhe quash revolucion demokratik një lëvizje kur nuk ke mbështetjen e diplomatëve të BE-së dhe SHBA? A ka ndonjë rast në këto 33 vjet që një forcë politike ka fituar kuota në një aksion politik pa mbështetjen e diplomatëve të huaj perëndimorë? A ka ndonjë shans që të fitojë në rastin konkret?

Së gjashti, një mënyrë e tillë funksionimi i partisë të çon në qorrsokak. Me të gjithë kundër, PD nuk ka asnjë ide të qartë se çfarë kërkon të arrijë dhe çfarë synon? Përpara synimit për demokracinë parlamentare, ajo më parë duhet të arrijë demokracinë brenda saj. Kjo demokraci ka kohë që ka vdekur. Aty nuk ka frymë. Nuk ka motiv dhe gjithçka është në kaos. Pa ide të qarta, pa një bosht dhe pa një princip. Një ditë disa personazhe sulmohen dhe futen në një thes me qymyr të zi dhe ditën tjetër sikur të mos ketë ndodhur asgjë vlerësohen si yjet e parlamentarizmit. Dhuna në parlament me karriget e përmbysura dhe me thirrjet “ndaj Linditës” nuk sjellin asgjë. Kurrën e kurrës nuk sjellin revolucion. Më shumë tregojnë dëshpërimin e një force politike që nuk po ngjit dhe nuk po e ndez opozitën. Një gjë që e dëshiron e gjithë masa e njerëzve, por që vetëm ata në PD nuk e arrijnë. Thjesht janë jashtë realitetit dhe nuk e kuptojnë.

Next Post
Media polake: Vizitoni Shqipërinë, një nga destinacionet më të bukura evropiane

Media polake: Vizitoni Shqipërinë, një nga destinacionet më të bukura evropiane

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 years ago

    Bukur

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com