• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dhuna politike e PD- LSI, po çon në kolaps sektorin e turizmit

by Java News
03/03/2019 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot diell e ngrohtësi, muaji mars ka rikthyer gjallërinë në brigjet e Adriatikut këtë fundjavë. Edhe kroçeret turistike kanë sjellë turistë të huaj, duke çelur një sezon të hershëm, që premton të jetë i suksesshëm. Por klima e tensionuar politike në vend, ka shkaktuar shqetësim te operatorët turistikë shqiptarë.

“Prenotimet kanë nisur që herët. Kanë nisur që vitin e kaluar dhe vazhdojmë prenotimet. Situata politike ka ndikim, pasi njerëzit duan të jenë të qetë e të relaksuar kur vijnë me pushime. Situata politike sigurisht që ndikon dhe presim që të zgjidhet sa më shpejt”, shprehet Nevila Dudaj, operatore turistike.

E ndërsa operatorët turistikë shpresojnë se politika do ta gjejë gjuhën e dialogut për të shmangur ndikimet negative në ekonominë e vendit, një nga artistet më të suksesshme shqiptaro-amerikane të make-up dhe ndikuese e bukurisë në rrjetet sociale, Vjosa Pacuku ka zgjedhur Durrësin për të pushuar.

“Kam shumë kujtime të bukura në Durrës. Prej kur kam qenë e vogël vija me familjen në Durrës dhe kam pasur shumë dëshirë që edhe pas 12 vjetësh të vij sërish në Durrës. Paska ndryshuar shumë Shqipëria. Isha mbrëmë në Tiranë dhe nuk e besoja që ishte kaq bukur. Është kënaqësi dhe Durrësi ka ndryshuar shumë”, u shpreh Vjosa Pacuku.

Ajo ka 14 vjet në profesion dhe suksesin do ta ndaj me të reja të tjera të apasionuara pas së bukurës.

“Këto vitet e fundit kam pasur shumë sukses dhe doja të vija që t’i frymëzoj dhe mësoj edhe vajzat e reja shqiptare se çfarë mund të bëjnë me jetën e tyre në Shqipëri”, tha Pacuku.

Vjosa nuk është e vetmja që pushon në bregdet e do të rikthehet sërish në prill. Shumë të tjerë kanë prenotuar për të pushuar në Durrës buzë Adriatikut.

“Prenotimet kryesore janë nga turistë amerikanë, anglezë, francezë e italianë dhe së fundmi kemi shumë interes nga hungarezët”, tregon operatorja turistike, Nevila Dudaj.

Për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje, operatorët turistikë po investojnë për të zgjeruar kapacitetet akomoduese dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve për turistët. E në këtë klimë të favorshme, i vetmi shqetësim mbetet siguria e cenuar nga paqëndrueshmëria politike dhe skenat që raportohen dhe në mediat e huaja./tch

/a.meta

Next Post
Akuzat për abuzime seksuale ndaj fëmijëve, zhvarroset trupi i Michael Jackson

Abuzimet seksuale me të mitur, BBC s'do transmetojë muzikë nga Michael Jackson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In