• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna pengon zhvillimin ekonomik dhe prek fitimet në sektorë të tjerë

by Java News
26/06/2018 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhuna ndaj fëmijëve ushtrohet çdo ditë, kudo: një prind i stresuar godet me pëllëmbë fëmijën për ta vënë nën kontroll; një keqbërës abuzon seksualisht me një fëmijë; një fëmijëushtron bullizëm ndaj një shoku klase; abuzimi verbal i pamëshirshëm shkatërron emocionet e fëmijës.

Dhuna ndaj fëmijëve është një fenomen global që kërkon një ndërhyrje shumësektoriale
dhe masa reaguese nga shteti, shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë të zhvillimit.
sektori privat dhe kujdestarët. Shqipëria ka përshkuar një rrugëtim të gjatë për të siguruar
mbrojtjen e vajzave dhe djemve nga dhuna. Megjithatë, si në çdo vend tjetër në botë,
shumë vajza dhe djem vazhdojnë të përballen me dhunën në Shqipëri.

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për përvojat negative gjatë
fëmijërisë (2016) ka treguar se Shqipëria ka nivelet më të larta të abuzimit dhe keqtrajtimittë fëmijëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Fakt:

 41% të fëmijëve janë viktima të abuzimit fizik
 51% të abuzimit emocional dhe 30% ekspozohen ndaj dhunës në familje
 6% janë viktima të abuzimit seksual (prej të cilëve 8,8% janë djem)
 11,2 % të neglizhimit emocional
 6,5% të neglizhimit fizik
 80% e fëmijëve kanë përjetuar të paktën dy ose më shumë lloje dhune
 14% kanë qenë viktima të 4 apo më shumë lloje dhune gjatë fëmijërisë së tyre

Një studim i kryer nga Instituti Kombëtar i Statistikave (në vitin 2013) për dhunën në
familje tregoi se 28,6% e të anketuarve mendonin se fëmijët duhet të ndëshkohen kur
bëjnë një gabim, prej të cilëve 7.7% raportuan se i kishin goditur fëmijët e tyre me rrip ose
me mjete të forta.

Të dhënat e policisë tregojnë se ka një rritje të raportimit për dhunën e ushtruar ndaj
fëmijëve me 20% në 2016-n, krahasuar me 2015-n, një prirje që ka gjasa të vazhdojë nëse rritet besimi i popullsisë te sistemi i mbrojtjes së fëmijëve.
Një nga raportet global të UNICEF-it për Dhunën ndaj Fëmijëve në 2017-n tregoi se në nivel botëror, 3 nga 4 fëmijë të moshës 2-4 vjeç janë vazhdimisht objekt i disiplinës së
dhunshme nga kujdestarët e tyre.

Në mbarë botën, shfaqja e dhunës po ndryshon falë dhe disponueshmërisë së teknologjive
të reja. Numri i fëmijëve si përdorues interneti po rritet gjithnjë e më shumë, ku 1 nga 3
përdorues interneti është nën18 vjeç. Aksesi më i madh në internet dhe në median sociale
sjell shumë përfitime, por kjo ka edhe një anë negative, pasi i ekspozon fëmijët vulnerabël
ndaj formave të reja të dhunës, duke përfshirë bullizmin kibernetik dhe shfrytëzimin
seksual.Sipas Internet Watch Foundation,në vitin 2016, 57.335 adresa interneti përmbanin
materiale lidhur me abuzimin seksual të fëmijëve, prej të cilave 60% vepronin në Evropë.

Edhe pse ekzistojnë të dhëna të shpërndara rreth këtyre llojeve të reja të rrezikut me të
cilët fëmijët shqiptar përballen në internet, UNICEF Shqipëri po kryen një anketë kombëtare gjithëpërfshirëse, e cila do të jetë e disponueshme në vitin 2018.

Barra për mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve

Përtej lëndimit dhe vuajtjes që shkakton dhuna ajo cenon dhe ndjenjën e vetëvlerësimit të
fëmijëve dhe pengon zhvillimin e tyre emocional, konjitiv dhe fizik. 1 Ndikimi i dhunës së
përjetuar gjatë fëmijërisë, shpesh del në pah edhe në moshë madhore. Ajo sjell rënien e
produktivitetit dhe fitimeve, duke cenuar pjesëmarrjen në arsim, punësim dhe jetën në
komunitet, si dhe duke rritur vulnerabilitetin ndaj krimit dhe formave të tjera të sjelljes së
dëmshme sociale.

Për më tepër, provat tregojnë se edhe pse dhuna përkeqësohet nga kushtet e vështira
ekonomike të familjes, ajo vërehet në të gjitha grupet sociale të shoqërisë. Gjithashtu,
dhuna ndikon negativisht edhe te fëmijët në shkolla, në kujdestari dhe në mjedise të tjera
kujdesi, që supozohet t'i mbrojnë fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror, si dhe në mjedisete paraburgimit, duke përfshirë fëmijët e komuniteteve minoritare si romët dhe egjiptianët.

Kostoja ekonomike e dhunës ndaj fëmijëve

Dhuna ka kosto të lartë jo vetëm për fëmijët në veçanti, por edhe për shoqërinë, pasi shton
kostot e kujdesit shëndetësor, të sigurisë si dhe drejtësisë.

Politikëbërësit rrallëherë e konsiderojnë dhunën ndaj fëmijëve si një çështje ekonomike për
vendin. Kohët e fundit, janë bërë përpjekje për të kuptuar ndikimin ekonomik të dhunës
ndaj fëmijëve.

Në vitin 2014, Overseas Development Institute vlerësoi se dhuna ndaj fëmijëve po i kushton botës 8% të GDP-së. Arsyeja është e thjeshtë: nëse do të parandalohej rënia pre e këtyre fëmijëve nga format e ndryshme dhe ndonjëherë të shumta të abuzimit dhe neglizhimit, ata do të mund të arrinin nivelin e tyre më të lartë të zhvillimit social dhe mendor, duke lulëzuar në fushën akademike dhe duke rritur mundësitë për punë produktive dhe të kualifikuar, si dhe të kontribuojnë në zhvillimin kombëtar.

E njëjta logjikë vlen edhe për fëmijët në Shqipëri. Deri tani, nuk është kryer asnjë studim
specifik për të kuptuar koston ekonomike të dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri, ndaj nëse do ta konsideronim të vlefshme qoftë për një moment këtë gjetje për GDP-në e Shqipërisë,
duke pasur parasysh kufizimet, mund të arrinim në përfundimin se Shqipëria mund të jetë
duke humbur rreth 8% të GDP-së vjetore, afërsisht 12,5 miliardë dollarë. Kjo nënkupton
humbjen e mundshme të 1 miliardë dollarëve në vit nga mos hetimi për parandalimin e
dhunës ndaj fëmijëve.

Qeveria e Shqipërisë mund të ketë përfitime ekonomike nga investimi në masat
parandaluese për dhunën ndaj fëmijëve.

a.ç

Next Post
Paloka sulmon Ramën: Luan rolin e viktimës kur e sheh se nuk bën dot ‘të fortin’

Edi Paloka fyen Taulant Ballën dhe merr në mbrojtje Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In