• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna para Kuvendit, ndryshon rregullorja: Seancat, të vlefshme edhe jashtë selisë

by A R
13/08/2019 07:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë mund të zhvillohen jashtë selisë së Parlamentit. Kjo është lëvizja e radhës e mazhorancës qeverisëse me sa duket për të evituar përplasjet me opozitën joparlamentare në të ardhmen, e cila gjatë sesionit të kaluar ka rrethuar disa herë me militantë e saj Parlamentin, madje duke sulmuar fizikisht edhe deputetët dhe ministrat. Tashmë, deputetët mund të mblidhen në seancë për miratimin e ligjeve dhe për të diskutuar sipas agjendës së vendosur nga Konferenca e Kryetarëve, në vende të ndryshme, ashtu siç mblidhet edhe qeveria.

Ky parashikim është reflektuar në vendimin e Kuvendit për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, vendim i cili është miratuar në seancën e fundit të sesionit të kaluar, 19 korrik 2019, me 106 vota pro. Në krye të Rregullores së Kuvendit është shtuar një pjesë e re, e cila përpos të tjerave parashikon që “Kuvendi ose organet e punës së tij mund të mbajnë mbledhje edhe jashtë selisë së Kuvendit. Konferenca e Kryetarëve cakton vendin kur mbledhja e Kuvendit bëhet jashtë selisë, ndërsa për komisionet/nënkomisionet parlamentare, vendi caktohet nga kryesia e komisionit”. Gjatë sesionit të kaluar, sidomos gjatë periudhës shkurt-qershor, pas Kryeministrisë, Parlamenti ishte epiqendra e protestave të dhunshme të opozitës. Në disa raste, shumica ka zhvendosur orarin e zhvillimit të seanca, për të evituar konfrontimet. Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar protesta edhe më të dhunshme, nëse nuk plotësohen kushtet e shpallura për largimin e kryeministrit Edi Rama, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

Shtohen masa ndëshkimore  
Varianti i ri i Rregullores së Kuvendit shton edhe masat ndëshkimore për deputetët që nuk respektojnë rregullat bazë për standardet e sjelljes, të parashikuara në Rregullore dhe në Kodin e Sjelljes së Deputetit. Në rregullore është shtuar masa disiplinore e heqjes së të drejtës së fjalës. Konkretisht parashikon që “në rast se deputeti vazhdon të përdorë fjalë fyese, diskriminuese, të cenojë personalitetin e drejtuesit të seancës plenare/mbledhjes së komisionit, deputetëve, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, të ftuarve, personave të tjerë, ose kryen shkelje të tjera të parashikuara në nenet 64 dhe 64/1, pasi më parë, në të njëjtën seancë, i është dhënë masa disiplinore e “vërejtjes”, sipas parashikimeve të nenit 64/1 të këtij kreu, drejtuesi i seancës e paralajmëron për “heqjen e të drejtës së fjalës”.

Në rast se deputeti vazhdon sjelljen për të cilën është paralajmëruar, me urdhër të drejtuesit të seancës/komisionit i jepet masa disiplinore e “heqjes së të drejtës së fjalës” për seancën plenare/mbledhjen e komisionit për atë ditë. Deputetit nuk i jepet e drejta e fjalës gjatë gjithë kohëzgjatjes së seancës deri në mbyllje të saj. Nëse drejtuesi i seancës plenare/mbledhjes së komisionit nuk konstaton ose nuk vepron me nismën e tij, çdo deputet i pranishëm ka të drejtë të informojë drejtuesin e seancës për të vepruar sipas pikës 1 të këtij neni. Drejtuesi i seancës/mbledhjes së komisionit shprehet menjëherë për këtë kërkesë. Masa disiplinore e heqjes së të drejtës së fjalës pasqyrohet në procesverbalin e mbledhjes”.

Veprimtaria parlamentare
Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit kanë ripërcaktuar edhe atë që do të konsiderohet si veprimtari parlamentare. Sipas ndryshimeve “deputetët janë në veprimtari parlamentare kur ata marrin pjesë në seancë plenare, në mbledhjet e komisioneve/nënkomisioneve ose të këshillave, në veprimtari brenda ose jashtë vendit ose veprimtari në zonat zgjedhore, duke njoftuar më parë shërbimet përkatëse në Kuvend, si dhe kur janë në mbledhjet e grupeve parlamentare ose në grupe të ndryshme pune të ngritura nga Kuvendi ose nga komisionet. Procedurat dhe kriteret për vlerësimin e pjesëmarrjes së deputetëve në veprimtarinë parlamentare përcaktohen nga Byroja e Kuvendit”, thuhet në rregulloren e re. Gjithashtu “Anëtarët e komisionit duhet të marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit. Kur një anëtar i tij mungon pa shkaqe të arsyeshme për më shumë se tri mbledhje rresht gjatë një sesioni, komisioni mund të vendosë që kryetari i komisionit t’i kërkojë, në seancë plenare, grupit parlamentar përkatës zëvendësimin e anëtarit të komisionit”.

Organizimet vullnetare në Kuvend
Sipas Rregullores së Kuvendit të Ndryshuar deputetët mund të organizohen në grupe vullnetare parlamentare, duke deklaruar qëllimin/qëllimet që synojnë të ndjekin, grupet shoqërore që përfitojnë nga veprimtaria e grupit vullnetar, emërtimin që do të mbajë grupi dhe rregullat e funksionimit të tij. “Grupi vë në dijeni kryetarët e grupeve parlamentare dhe Kryetarin e Kuvendit për qëllimin dhe objektivat e veprimtarisë së tij. Kryetari i Kuvendit miraton me urdhër ngritjen e grupit vullnetar dhe e njofton atë në seancën plenare më të parë. Pas konstituimit, grupi vullnetar parlamentar zgjedh kryetarin, kryesinë, si dhe miraton rregulloren e brendshme të tij. Brenda 30 ditëve nga konstituimi, grupi vullnetar paraqet në Konferencën e Kryetarëve kalendarin e veprimtarive që planifikon të bëjë pjesë të veprimtarisë së Kuvendit. Pas miratimit, kalendari i veprimtarive të grupit, publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit. Veprimtaria e grupit vullnetar parlamentar mbështetet nga shërbimet e Kuvendit dhe për të lejohet përdorimi i logos së Kuvendit”.

Kreu i ri i Rregullores së Kuvendit
Neni a/1
Objekti

1. Kjo Rregullore përcakton rregullat e organizimit dhe funksionimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në vijim Kuvendi, për organet drejtuese, mbledhjet e komisioneve dhe seancave plenare, procedurën ligjvënëse, kontrollin parlamentar, monitorimin e procesit për integrimin evropian, zgjedhjen/emërimin/shkarkimin e organeve kushtetuese dhe të institucioneve të krijuara me ligj, interpretimin dhe ndryshimin e Rregullores, imunitetin parlamentar, transparencën dhe shërbimet e Kuvendit.

2. Kodi i Sjelljes së Deputetëve është pjesë e Rregullores.
Neni a/2
Stema, vula dhe logoja e Kuvendit

1. Kuvendi përdor stemën e Republikës së Shqipërisë dhe vulën zyrtare, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Logoja e Kuvendit përdoret në mjediset e Kuvendit në dokumente e akte të brendshme, në korrespondenca të deputetit me të tretë, në botime e publikime ose në veprimtari, të cilat organizohen nga Kuvendi.

3. Logoja e Kuvendit dhe rastet e detajuara të përdorimit të saj në dokumentet e brendshme të Kuvendit, si dhe në veprimtaritë parlamentare miratohen me vendim të Byrosë.

Neni a/3
Selia e Kuvendit
Selia e Kuvendit është në Tiranë.

Neni a/4
Mbledhjet jashtë selisë

Kuvendi ose organet e punës së tij mund të mbajnë mbledhje edhe jashtë selisë së Kuvendit. Konferenca e Kryetarëve cakton vendin kur mbledhja e Kuvendit bëhet jashtë selisë, ndërsa për komisionet/nënkomisionet parlamentare, vendi caktohet nga kryesia e komisionit.

(Shqiptarja.com)

/a.r

Next Post
Nuk është Tirana… Ja qyteti i Shqipërisë me më shumë shofere femra

Nuk është Tirana... Ja qyteti i Shqipërisë me më shumë shofere femra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In