• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dhuna, opsion i PD-së më 18 qershor!

by Mero Baze
08/05/2017 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Partia Demokratike ka marrë sot një vendim politik, bazuar tek shpresat që ka se dhuna mund të ndalë zgjedhjet e 18 Qershorit. Ky është i vetmi element që triumfoi në këto tre muaj të krizës politike dhe protestës së opozitës, është shantazhimi i zgjedhjeve përmes dhunës.

Gjithë përpjekjet për ta maskuar këtë filozofi me kërkesa politike për garancitë e zgjedhjeve u ç’montuan pjesë pjesë dhe ranë rrugës. Sot të gjithë ata që u përfshinë në këtë proces me dëshirën e mirë për të ndihmuar PD, siç ishin Partitë Popullore Evropiane, Bashkimi Evropian, SHBA , si dhe  aleatë politikë brenda vendit si LSI, janë të qartë se Partia Demokratike nuk ka asnjë arsye për të mos hyrë në zgjedhje. Lulzim Basha sot legjitimoi politikisht dhunën si mjetin me të cilin do arrijë qëllimin.

Ai u ka bërë thirrje të zgjedhurve të Partisë Demokratike ta kthejnë 13 Majin në Tiranë, në një provë force kundër qeverisë, duke pasuar thirrjet jashtë kontrollit të Sali Berishës, i cili ka lënë të kuptohet se turma do të jetë jashtë kontrollit dhe përgjegjësisë së Partisë Demokratike. Në një situatë edhe më të papërgjegjshme, ai ka folur brenda Grupit Parlamentar të PD për “Marinsa amerikanë” që do trajnojnë PD për mosbindje civile dhe ekspertë ukrainas që kanë përvoja të tilla. Për këtë ndoshta do të marrë përgjigje dhe më të rënda nga ata që paguajnë “marinsat” për paqe në botë, por ideja se ai po përgatitet në luftë është tragjio-komike për historinë e Partisë Demokratike.

Kjo është një situatë që pritet. Askush nuk duhet të alarmohet apo shqetësohet nga aktet e dhunës fizike të Partisë Demokratike në Tiranë. Partia Demokratike nuk ka fuqi për të destabilizuar Shqipërinë, pasi nuk ka as mbështetje popullore për këtë, dhe as potencial real. 50 vetë të paguar që kanë bërë dezhurn rregullisht në çadër, janë thjeshtë mercenarë të një kauze politike të lidershipit të PD, që nuk ka lidhje me shoqërinë shqiptare. Çdo akt dhune i tyre është i menaxhueshëm dhe do të kthehet në një kosto për lidershipin e PD, por jo për shqiptarët.

Në këtë aspekt dhe thirrjet e Berishës për të dalë situata jashtë kontrollit, apo paradat me arkivolë në çadër, janë më shumë një sforcim i tyre dhe akte të dëshpëruara, për të treguar se janë në një betejë për jetë a vdekje për pushtet, se sa një kërcënim real për dhunë.

Por ajo që është e rrezikshme në këtë histori, është fakti që Lulzim Basha po tenton ta kthejë dhunën në filozofi të politikës së tij. Ai ka injoruar propozimin më konsesual të mundshëm ofruar nga Partitë Popullore Evropiane, duke bërë një gjest të vetëdijshëm përjashtimi nga familja evropiane e Partisë Demokratike, për  të shpresuar tek dhuna.

Perceptimi i Lulzim Bashës për tërheqjen e PS nga zgjedhjet në Kavajë, si fitore e dhunës mbi qytetarët për të mos i lejuar të votojnë nëse janë kundër tij, është karremi i gabuar që ka gëlltitur, dhe “fitorja” që mund ta vrasë përfundimisht. Rruga e duhur ishte që ai t’u kërkonte falje qytetarëve të Kavajës, të cilëve nuk ua mundësoi të drejtën e zgjedhjes. Ai duhet të niste qysh të premten të distancohej nga ideja se i kishte trembur qytetarët me dhunë, që të mos votonin. Por duket se jo vetëm që e mori përsipër dhunën, por po mendon ta bëjë simbol të politikës së tij. Kjo do ta bëjë 18 Qershorin, një ditë të vërtetë zgjedhjesh, pasi shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë dhe për opozitën, pasi do të dalin për të zgjedhur, jo vetëm mes kandidatëve, por dhe për opsionin e dhunës së Lulzim Bashës. Vetëm se pas asaj dite, rruga e Lulzim Bashës, për t’u kthyer sërish në politikë, mund të minohet përfundimisht. Kush nga shpata vjen në pushtet, prej shpatës vdes! /Tema

Next Post
Antikanabis/ Policia aksion me Guardia di Finanzzia në Tepelenë, asgjësohen 14 mijë bimë

FUSHATA ANTIKANABIS/ Italianët shtojnë monitorimet nga ajri në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com