• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna, “neni” i veçantë i statutit të Rithemelimit

by Artur Ajazi
20/10/2023 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në 32 vjet tranzicion demokratik, nuk mbahet mënd sa herë Partia Demokratike ka përdorur dhunën, si “mjet demokratik”. Qysh nga 1992 deri sot, janë me qindra raste, kur dhuna ka qenë përdorur dhe po përdoret si “mjet demokratik” për të arritur atje ku thotë skenaristi dhe regjisori i asaj force politike. Dhunë mbi ish-pronarët, mbi ish-të përndjekurit, dhunë mbi studentët, fermerët, mbi institucionet, mbi deputetët kundërshtarë, dhunë mbi “armiqtë” e partisë, mbi ata që shkruanin për aferat e zyrtareve dhe ish-pushtetareve të djeshëm, dhunë mbi selinë e partisë, dhunë, dhunë…

Edhe sot, po shohim sërish dhunë mbi karriget, tavolinat, mbi ministrat dhe deputetët e krahut socialist, bllokim të foltores së Parlamentit, dhunë mbi kryetaren e seancës, etj…Duket sikur dhuna, është një prej neneve kryesore të Statutit të “Rithemelimit”. Pra, atje ku nuk do të mund të zgjidhim gjë me fjalë, do të përdorim “dajakun demokratik”. Në fakt rastet e dhunës ndaj institucioneve, individit dhe drejtuesve të institucioneve janë me qindra, po ashtu dhe paralajmerimet për “revolucion paqesor demokratik” por ama me mjete dhune.

Kjo në fakt, nuk ka pikën e lidhjes me demokracinë, me fjalën e lirë, me bashkepunimin  ligjor institucional, pasi i kalon kufinjtë e imagjinatës. Një politikan, një drejtues partie, një ligjvënës, kurrë nuk duhet ta mendojë, dhe jo pastaj të veprojë, në kundërshtim me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me rregulloren e një institucioni, dhe kurrë nuk duhet të kalojë “cakun” e tij, për të kryer vepra penale.

Por dhuna mbetet tipari kryesor, i një partie politike si Partia Demokratike, dhe nuk ka shanse të largohet si “frymë” dhe teori  në zbatim të detyrueshëm. Jo vetëm drejtuesit qendrorë, por edhe ata lokalë dhe një pjesë e militantëve të asaj partie, jetojnë me mendimin tek dhuna. Një parti politike, që evidentohet me veprime dhune, (verbale apo fizike) nuk mund të ketë kurrë shanse të vijë në pushtet në një vend demokratik. Shfaqja e rasteve të shpeshta të dhunës, duke anashkaluar reagimin dhe ankimimin institucional, duke injoruar strukturat e drejtësisë, si “fjala e fundit për zgjidhjen e çdo problemi mes palëve”, e ka  transformuar Partinë Demokratike (Rithemelimin) në formacion politiko-luftarak.

Humbja e betejave elektorale, dhe zëvëndësimi i programeve dhe alternativave demokratike me “betaja dhune dhe revolucione popullore”, pothuajse i kanë humbur shansin “Rithemelimit” për të qenë një force  dinjitoze politike, aq më pak e besueshme për të marrë ndonjëherë pushtetin në Shqipëri.

Next Post
Modelja shqiptare tregon si i fejuari, Mergim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, para dasmës

Modelja shqiptare tregon si i fejuari, Mergim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, para dasmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armando Sadiku ‘var’ këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli i luajtur!

Armando Sadiku ‘var’ këpucët në gozhdë, ish-sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli i luajtur!

October 21, 2026
Ambasada e Polonisë në Tiranë paralajmëron udhëtarët që të shmangin protestat në Shqipëri!

Dhuna në protestë, Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur! Pranga edhe 33-vjeçarit që dogji Komisariatin nr. 3, ku u plagosën 10 efektivë

October 21, 2026
“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

October 21, 2026
Putin mund të takohet me Trump në Kinë

Putin mund të takohet me Trump në Kinë

October 21, 2026
Studentët hedhin gurët dhe maskat, ngrenë ‘flamurin e bardhë’ dhe marshojnë paqësisht nga Ministria e Arsimit te Kryeministria!

Studentët hedhin gurët dhe maskat, ngrenë ‘flamurin e bardhë’ dhe marshojnë paqësisht nga Ministria e Arsimit te Kryeministria!

October 21, 2026
Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat

Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat

October 21, 2026
Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

October 21, 2026
Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

“The Times” i kërkon falje FIFA-s për çështjen e pagave të presidentit Infantino

October 21, 2026
31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

October 21, 2026
“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In