• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dhuna në Shkup, Ivanov mbledh sot krerët e partive politike

by A R
28/04/2017 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjendja në Shkup dhe rreth Parlamentit të Maqedonisë paraqitet relativisht e qetë pas kaosit të një dite më parë, megjithëse paqartësia e situatës politike ka ende potencialin për më shumë dhunë.

Gjithçka nisi të enjten pasdite, kur deputetët e shumicës së re parlamentare, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca Shqiptare, zgjodhën kryetar të Kuvendit, Telat Xhaferrin. Kjo solli kundërshtimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që sidoqoftë ishte verbal. Por, nuk ishte i njëjtë reagimi i qindra protestuesve që gjendeshin jashtë Parlamentit, të cilët arritën të depërtonin brenda godinës dhe të merrnin kontrollin e saj, duke ushtruar dhunë mbi deputetë dhe gazetarë.

Fakti i zgjedhjes së një shqiptari në krye të Kuvendit të Maqedonisë duket se i ka rënduar më shumë se vetë procedura e zgjedhjes nacionalistëve maqedonas, që reaguan dhunshëm duke lënduar fizikisht mes të tjerëve edhe liderin e socialdemokratëve, Zoran Zaev dhe atë të Lëvizjes për Reforma PDSH, Zijadin Sela. Në total, 15 deputetë mbetën të lënduar gjatë dhunës së cilës nuk i shpëtuan as agjentët e policisë.

Të gjithë liderët politikë në Maqedoni bënë thirrje për qetësi pas dhunës dhe për këtë arsye, Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov ka thirrur në një takim emergjence të gjithë krerët e politikës të premten për të diskutuar situatën e krijuar raporton TCH. Edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, brenda e jashtë Maqedonisë kërkuan rend dhe stabilitet, ndërsa pranuan gjerësisht zgjedhjen e Talat Xhaferrit në krye të Kuvendit.

Por, zor se telashet e Maqedonisë kanë mbaruar me kaq, pasi një pjesë e konsiderueshme e politikës dhe popullsisë nuk pranojnë kurrsesi që vendi të qeveriset pas marrëveshjes së LSDM me partitë shqiptare. Partia VMRO-DPMNE dhe Presidenti i dalë prej saj, Gjorgje Ivanov kërkuan ndalimin e dhunës, por nuk kanë ndërruar qëndrim përsa i takon situatës politike në vend, diçka që paralajmëron kriza të ardhshme.

Next Post
Del edhe personi që përgjaku Zaevin, Goran është emri i tij

Del edhe personi që përgjaku Zaevin, Goran është emri i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In