• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dhuna në SHBA, Donald Trump do të dërgojë më shumë forca federale në qytete

by Ardit Rada
21/07/2020 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka në plan të zgjerojë praninë e debatueshme të organeve federale të rendit në rrugët e qyteteve amerikane për të frenuar atë që ai e përshkruan si dhunë të papranueshme.

Zoti Trump, në komente për gazetarët të hënën në Shtëpinë e Bardhë, tha se forcat federale në rrugët e Portlandit, Oregonit kanë bërë “një punë fantastike”, gjatë tre ditëve të kaluara.

Kryetari i Bashkisë së Portlandit, Ted Wheeler nuk është dakord dhe u tha gazetarëve këtë javë se veprimet e zyrtarëve federalë të rendit, janë “një abuzim i hapur me taktikat e policisë nga qeveria federale”, që zoti Wheeler i konsideron jokushtetuese. Prokurori i Përgjithshëm i Oregonit po i kërkon një gjykatësi federal që të nxjerrë një urdhër që të ndalojë arrestimet e mëtejshme nga agjentët federalë.

Zyrtarë të bashkisë dhe të shtetit thonë se personeli paraushtarak, mesa duket me pjesëtarë nga disa asgjenci federale të rendit, por pa shenja identifikuese, po i acaron tensionet me protestuesit. Dislokime të tjera janë planifikuar në qytete të tjera.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare ka në plan të dislokojë rreth 150 agjentë federalë në Çikago këtë javë sipas gazetës “Chicago Tribune”.

Të paktën 71 vetë u goditën me armë zjarri, 12 prej të cilëve humbën jetën nga e premtja pasdite deri të hënën në mëngjes në Çikago, sipas gazetës.

Të hënëb, zoti Trump përmendi mundësinë e dërgimit të forcave në qytetin e Nju Jorkut, ku ai tha se politikanët e Partisë Demokrate “nuk e kanë idenë se ç’po bëjnë”.

Presidenti la gjitashtu të kuptohet se gjendja është e patolerueshme në Filadelfia, Detroit, Baltimorë dhe Oakland.

Protesta apo Trazira?

Presidenti argumenton se forcat e shtuara të rendit janë të nevojshme sepse siç shprehet ai zyrtarët lokalë janë “fizikisht të frikësuar” nga protestuesit, që zoti Trump i karakterizon si “anarkistë”.

“Ata e urrejnë vendin tonë dhe ne nuk do të lejojmë të vazhdojnë kështu”, tha ai.

Shumë protestues kanë vahduar të demonstrojnë kundër atij që e konsiderojnë racizëm sistematik dhe trajtimit të afrikano-amerikanëve nga policia. Në Portland dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara, protesta paqësore kanë vazhduar çdo ditë, po ashtu si vandalizmi, përplajet me policinë dhe në një fare mase plaçkitje.

Presidenti ka thënë se dhuna në protesta, dhe vrasjet që nuk kanë lidhje me demonstratat janë “më keq se në Afganistan.

Videot nga Portlandi të postuara në median sociale tregojnë disa njerëz – disa prej të cilëve thonë se nuk po merrnin pjesë në protesta – që futen në automjete pa shenja policie nga personeli federal që nuk ka shenja identifikimi.

Zëvendës sekretari në detyrë i Departamentit për Sigurinë Kombëtare, e pranoi të premten në një intervistë për Radion Publike Kombëtare se agjentët federalë kishin përdorur makina pa shenja identifikuese në Portland, por tha se arsyeja ishte siguria e oficerëve dhe për t’i çuar të ndaluarit në një “vend të sigurt për t’i marrë në pyetje”.

Ligjvënësit demokratë i kanë kundërshtuar me forcë këto veprime.

Krerët e Komisioneve Juridike, të Shërbimeve të Armatosura dhe të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë dërguar një letër inspektorëve të përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë dhe Sigurisë Kombëtare, duke kërkuar një hetim për “përdorimin e taktikave të dhunshme kundër protetsuesve paqësorë në Uashington, DC, Portland, Oregon dhe në qytete të tjera”.

Bashkimi Amerikan për Liritë Civile thotë se po depoziton një ankesë ligjore kundër Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Shërbimit të Marshallëve për të ndalur ato që i quan “sulme jokushtetuese” ndaj protestuesve, gazetarëve dhe vëzhguesve ligjore”.

Agjencitë federale thonë se veprimet e tyre janë të ligjshme dhe ato kanë autoritet të gjerë për t’i kryer ato.

Presidenti Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, që udhëzon agjencitë federale të dërgojnë personel për të mbrojtur pronat federale, momumentet dhe statujat, duke nxitur Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të krijuar “ekipe të ndërhyrjes së shpejtë”.

Demonstratat kundër policisë janë përhapur në gjithë vendin që pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, në duart e policisë në maj në Mineapolis.

Pjesa më e madhe e marshimeve ka qenë paqësore, por disa janë shoqëruar nga dhuna.

Next Post
Vrau shokun me çekiç, i copëtoi trupin dhe e futi në valixhe, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për 36-vjeçarin

Vrau shokun me çekiç, i copëtoi trupin dhe e futi në valixhe, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për 36-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In