• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna në Rrugën e Kombit, Apeli liron 7 nga 11 kuksianët e arrestuar (EMRAT)

by A R
20/04/2018 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

15:00Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur të premten të lirojë 7 nga 11 kuksianët e arrestuar pas protestës së dhunshme të 31 Prillit në Rrugën e Kombit.

Megjithëse trupa gjykuese vendosi të mos pranojë provat shtesë të avokatëve të të arrestuarve, vendosi masën ‘detyrim paraqitjeje’ ndaj 7 protestuesve dhe lënien në burg të 4 të tjerëve.

Gjykata vendosi lirimin e 7 protestuesve, mes të cilëve Shpëtim Toda, Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Shkëlqim Vata, , Ervis Ruçi, Rasim Onuzi, Vasil Laçi, Abdi Haziri dhe Edmond Matmuja.

Ndërkohë, në burg u lanë Florin Onuzi, Elton Cengu, Vasil Laçi dhe Xhevahir Gashi.

Në Shkodër shkuan edhe deputetë të Partisë Demokratike e ndërsa policia kishte marrë masa të forta për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.

Ndërkohë, pranë Gjykatës së Apelit pati edhe një protestë, ky qytetarët kërkuan lirimin e 11 personave të arrestuar.

“Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin!”, shkruhet në pankartat e tyre. Ndërkohë, protestuesit kanë ndezur edhe tymuese pranë gjykatës, megjithatë deri tani situata mbetet e qetë, në pritje të dhënies së masës.

11:40/ Pas shqyrtimit të materialeve të paraqitura nga prokurorët dhe pala mbrojtëse, gjykata tashmë është tërhequr për vendim.

Ndërkohë, raportohet se gjykata nuk ka marrë parasysh videot e paraqitura nga pala mbrojtëse, ku shfaqen momentet e shoqërimit të protestuesve. Bëhet fjalë për videot që janë publikuar nga opozita, sipas të cilës ndalimi i tyre gjatë natës është i jashtëligjshëm.

11:08/ Në Gjykatën e Apelit në SHkodër ka nisur seanca gjyqësore për 11 të arrestuarit për protestën e Klaimashit.

11:00/ Në sallë mbërrijnë personat e arrestuar. Të pranishëm janë edhe një grup deputetësh të opozitës.

10:42/ Në sheshin para gjykatës janë grumbulluar protestues të shumtë që kërkojnë lirimin e kuksianëve. Ata kanë nisur të hedhin tymuese.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta të ndryshme “Lironi vëllezërit tanë”, “Lironi protestuesit, arrestoni Tahirin”.

Në protestë janë edhe deputetët të PD, ashtu si në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës. Për të parandaluar ndonjë përplasje, policia ka vendosur të qëndrojë në gatishmëri me 200 efektivë policie. Është bllokuar aksi që të dërgon në Gjykatën e Apelit në Shkodër.


10:20/ Spaho: Arrestimi i tyre politik

Kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho nga Shkodra ka kërkuar lirimin e 11 protestuesve.

“Një gjyq i jashtë ligjshëm. I jemi drejtuar kryeministrit që të tërheqë dhe të pranojë që janë të pafajshëm dhe se i ka mbajtur për motive politike, në seancë do të hyjmë përsa kohë nuk ka një vendim të gjykatës. Seancat janë publike dhe i takon cdokujt që të marrë pjesë, kemi ardhur që të shprehim mbështetjen tonë. Nuk dëshiroj të bëj asnjë koment për cfarë do të ndodhë më pas”, deklaroi Spaho.

10:08/ Në Gjykatën e Apelit në Shkodër zhvillohet seanca për masat e sigurisë për 11 protestuesit kuksianë të lënë në qeli në shkallën e parë.

Ata mbërritën në gjkatë rreth orës 10:09 minuta nën masa të rrepta sigurie.

Jashtë gjykatës ndodhen qytetarë të shumtë si dhe përfaqësues të opozitës. Policia ka marrë masat nga ana e saj për të shmangur incidentet.

/a.m.

Next Post
I ekzekutuari i vjetër/Alabama dënon me vdekje një plak

I ekzekutuari i vjetër/Alabama dënon me vdekje një plak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bomba në disa aeroporte të Evropës, devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Alarm për bomba në disa aeroporte të Evropës, devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Horror në Burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

November 5, 2026
‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

November 5, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In