• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna në protestën e PD- LSI, 3 policë të lënduar, Policia: Identifikim të gjithë dhunuesve! 

by Java News
16/03/2019 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit reagoi pas protestës së sotme të opozitës ku evidenton faktin që zhvendosja nga kryeministria tek Parlamenti ishte në kundërshtim të plotë me ligjin, pasi nuk ishte theksuar ky itinerar në kërkesën që opozita kish bërë në polici për lejen e tubimit. Tre efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar – thotë policia në një deklaratë zyrtare – të cilët u qëlluan me gurë dhe mjete të forta nga protestuesit, teksa ishin në një kordon sigurie para Kuvendit të Shqipërisë. Policia thotë se të lënduar pati edhe persona mes tubuesve për shkak të hedhjes së gazit në momentin kur turma çau kordonin e policisë. Policia thotë se pas ngritjes së grupit hetimor po punohet për të identifikuar autorët e përfshirë në episodet e dhunës.

DeklarataPartia Demokratike e aleatët e saj, organizuan sot një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili, në kundërshtim të plotë me ligjin, në mënyrë të papritur dhe të pa lajmëruar, por edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për vendin e protestës, u zhvendos në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë tubimit të paligjshëm përpara Kuvendit, protestuesit krijuan incidente me Policinë dhe më pas e goditën, gjatë përpjekjes për të çarë kordonin e forcave të rendit. Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit u hodhën gurë dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë u lënduan dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 3 punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Edhe mes tubuesve pati të lënduar, si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës, të përdorur nga Policia për të prapsur turmat e dhunshme. Menjëherë pas mbylljes së tubimit, në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj institucionit të rëndësisë së veçantë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan në menaxhimin e tubimit vepruan me përgjegjësi të lartë dhe profesionalizëm, në përputhje me ligjin, duke garantuar ruajtjen e rendit e sigurisë publike si dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar të sigurojë zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik, në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

/a.meta

Next Post
Kryemadhi apelon për protestë të hënën

Kryemadhi: Rruga jonë nuk ka kthim pas, do të qeverisim zemërimin e popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In