• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna në protestën e opozitës, Policia: 7 persona të arrestuar, 15 të proceduar. 3 policë të plagosur

by Java News
14/05/2019 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas protestës së opozitës policia ka nisur edhe ndalimet e para.

Pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë dhe pamje të tjera të siguruara nga policia gjatë protestës të së hënës janë arrestuar 7 persona ndërsa 15 të tjerë janë proceduar në gjendje të lire.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale shkatërrim të pronës me zjarr, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Në datë 13 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, DPPSH,  Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas pranë DPPSH, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek DPPSH dhe DVP me kapsolla,  punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim” bën me dije policia në komunikatën për mediat.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta mësohet se kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën e parë pranë spitalit të Traumës dhe SQU.

Policia thotë se në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 7 persona, për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe 15 persona të tjerë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, bën me dije policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme, ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë protestës së ditës së djeshme militantët e opozitës kanë thyer xhamat tek drejtoria e Policisë së Tiranës dhe ajo e shtetit.

Opozita mbajti ditën e djeshme protestën e pestë kombëtare, ky ndryshe nga protestat e kaluara, kjo e 13 majit ishte një protestë pushim. Protestuesit, të udhëhequr nga kreu i PD-së, Lulzim Basha marshuan për tre orë, duke kaluar nëpër pesë institucione të vendit.

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Uli avionin në pistë vetëm me rrotat e pasme, piloti hero shpëtoi 89 pasagjerë

VIDEO+FOTO/ Uli avionin në pistë vetëm me rrotat e pasme, piloti hero shpëtoi 89 pasagjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli shkatërron mega-bazën nëntokësore të Hezbollahut përmes operacionit “Sof Pasuk”

Izraeli shkatërron mega-bazën nëntokësore të Hezbollahut përmes operacionit “Sof Pasuk”

June 29, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

“Shqipëria në “përvëlim”, nis e hëna me 40 gradë”, meteorologia: Ja si do të vijojë java

June 29, 2026
SHBA dhe Irani ndalojnë sulmet dhe rikthehen në tryezën e bisedimeve, ja vendi ku do të takohen

SHBA dhe Irani ndalojnë sulmet dhe rikthehen në tryezën e bisedimeve, ja vendi ku do të takohen

June 29, 2026
Rama publikon pamje nga kantieri i parkut të hyrjes së Shkodrës: Shëmbëlltyrë e vizionit transformues

Rama publikon pamje nga kantieri i parkut të hyrjes së Shkodrës: Shëmbëlltyrë e vizionit transformues

June 29, 2026
Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin, ja sa do të shkojnë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin, ja sa do të shkojnë temperaturat

June 29, 2026
A mund të ketë vendime të pavarura kur ‘gjykimi’ bëhet edhe në opinionin publik? Konferencë me krerët e drejtësisë në Tiranë

A mund të ketë vendime të pavarura kur ‘gjykimi’ bëhet edhe në opinionin publik? Konferencë me krerët e drejtësisë në Tiranë

June 29, 2026
Nxirren edhe dy turistët e tjerë të bllokuar në kanionin e Gjipesë

Nxirren edhe dy turistët e tjerë të bllokuar në kanionin e Gjipesë

June 29, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Monologu i një numëruesi

June 29, 2026
Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In