• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna në protestën e djeshme, Policia e Shtetit bën bilancin: 55 persona të arrestuar dhe 98 të proceduar penalisht!

by A. Q
15/10/2026 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 55 persona dhe ka proceduar penalisht 98 të tjerë, pas protestës së të martës në kryeqytet.

Sipas saj, të arrestuarit ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore, pronë publike dhe private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera, automjete dhe rrethime metalike.

Njoftimi i Policisë:

“Gjatë tubimit të zhvilluar më datë 14.10.2026, përpara Ministrisë së Arsimit, në rrugën e Durrësit dhe më pas në zona të tjera, dhjetëra pjesëmarrës të maskuar kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri, sende të forta metalike, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore, subjekteve private dhe ambienteve publike.

Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar kangjellat rrethuese, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjithashtu, janë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore, banka, institucione financiare dhe biznese të ndryshme.

Më pas, protestuesit janë zhvendosur në akse të ndryshme rrugore të kryeqytetit, përfshirë bulevardet “Dëshmorët e Kombit” dhe “Gjergj Fishta”, rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe rrugën e Durrësit, duke vijuar aktet e dhunës dhe dëmtimet ndaj institucioneve shtetërore dhe subjekteve private.

Gjithashtu, gjatë akteve të dhunës janë dëmtuar fasada xhami, bankomate, kamera, semaforë, sinjalistika dhe kangjella rrethuese të pronës publike dhe private.

Gjatë tubimit, disa prej protestuesve kanë hyrë në rrethimin e godinës së Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku kanë goditur me sende të forta dhe lëndë piroteknike, duke dëmtuar xhamat e fasadës së godinës dhe portën hyrëse. Gjithashtu, kanë djegur me lëndë djegëse një automjet të Policisë dhe kanë dëmtuar me sende të forta tre automjete të parkuara.

Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar në shërbim janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, përmes hedhjes së gurëve, sendeve të forta, kapsollave dhe koktejeve molotovi nga grupe pjesëmarrësish të maskuar.

Si pasojë, janë dëmtuar 51 punonjës policie”, tha policia.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas kryerjes së veprimeve procedurale:

U bë arrestimi në flagrancë i 55 shtetasve, konkretisht: E. L., 18 vjeç; N. T., 23 vjeç; H. A., 18 vjeç; B. M., 20 vjeç; B. B., 22 vjeç; N. Sh., 18 vjeç; A. Th., 19 vjeç; K. B., 28 vjeç; S. F., 18 vjeç; S. A., 45 vjeçe; A. H., 18 vjeç; J. P., 29 vjeç; Z. M., 30 vjeç; F. B., 18 vjeç; Sh. M., 22 vjeç; E. B., 23 vjeç; V. A., 36 vjeç; A. M., 18 vjeç; D. L., 18 vjeç; N. Ll., 28 vjeç; K. B., 26 vjeç; L. P., 20 vjeç; E. Sh., 18 vjeç; E. K., 19 vjeç; Xh. M., 26 vjeç; Xh. M., 24 vjeç; E. T., 18 vjeç; A. T., 30 vjeç; E. L., 19 vjeç; V. Ll., 27 vjeç; A. K., 22 vjeç; A. Ç., 36 vjeç; G. Q., 18 vjeç; A. Ç., 37 vjeç; D. D., 30 vjeç; E. S., 26 vjeç; E. C., 19 vjeç; E. C., 19 vjeç; A. B., 24 vjeç; G. S., 22 vjeç; E. Sh., 19 vjeç; I. M., 23 vjeç; A. A., 44 vjeç; K. O., 20 vjeç; A. A., 24 vjeç; A. N., 19 vjeç; A. Z., 28 vjeç; A. J., 18 vjeç; R. C., 19 vjeç; S. H., 20 vjeç; K. B., 24 vjeç; R. S., 21 vjeç; R. D., 18 vjeç dhe 2 shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç.

U proceduan penalisht 98 shtetas të tjerë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 14.10.2026.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”.

Next Post
Bizneset nisin riparimet e ambienteve pas shkatërrimeve nga protestuesit, punohet për rikthimin në normalitet!

Bizneset nisin riparimet e ambienteve pas shkatërrimeve nga protestuesit, punohet për rikthimin në normalitet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com