• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dhuna në protesta mund ta dëmtojë turizmin”, eksperti: S’është çudi pse shqiptarët s’e përballojnë dot jugun

by A R
06/07/2026 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti për çështjet e turizmit Feriold Ozuni, gjatë një interviste për Euronews Albania ka folur për gjendjen e turizmit ën vend duke përmendur edhe protestat, të cilat sipas tij ende nuk kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejte në turizëm. Krahasuar me vitin e kaluar situata është e ngjashme dhe se pritet që turistët të mos udhëtojnë vetëm individualisht me makina, por gjithnjë e më shumë të zgjedhin forma të organizuara si fluturime charter apo autobusa.

“Për momentin themi që situata është okej. Jemi në të njëjtat pika pak a shumë, të paktën ky është perceptimi i tregut. Jemi pak a shumë në të njëjtat pika si në vitin e kaluar për sa i përket atij fluksi të turizmit, të turistëve të huaj në Shqipëri. Ndoshta kemi një rritje pak më të madhe në mënyrën e udhëtimit të turistëve. Pra, ata turistë që vijnë individualisht me makina, kam përshtypjen që do të kemi një rritje më të madhe të turistëve që vijnë të organizuar me fluturime charter apo edhe me autobusa.

Sapo fillojmë flukset e duhura, apo fillojmë të marrim e të përthithim atë kategori pak më të mirë të turistëve krahasuar me vitin e kaluar, fillojnë edhe dalin problematika si rasti konkret me protestat. Por për momentin nuk është se ka ndikuar   të jemi të sinqertë dhe transparentë për këtë punë. Megjithatë, nëse do të vazhdojmë me format ekstremiste që kemi parë dy-tre ditët e fundit, atëherë të jemi të sigurt që do të ndikojë edhe ajo.”, tha Ozuni.

Sipas tij krahasimi mes jugut të Shqipërisë dhe destinacioneve si Turqia apo Greqia nuk është i drejtë, pasi ato i përkasin kategorive të ndryshme.

Ozuni thekson se jugu i Shqipërisë është perceptuar ndër vite si një destinacion më ekskluziv, i preferuar nga një kategori më përzgjedhëse turistësh. Ndërkohë, Turqia dhe Greqia mbeten destinacione familjare, të orientuara kryesisht për pushime me fëmijë deri në moshën e adoleshencës.

“Turisti që shkon në Turqi është kategoria e turistit i cili nuk është se e ka synuar gjithmonë, apo të paktën në 10 vitet e fundit, jugun e Shqipërisë. Jugu i Shqipërisë, për vendasit, për shqiptarët, na ka mësuar që të jetë një destinacion pak më ekskluziv. Ndërsa Turqia apo Greqia janë destinacione familjare, destinacione që kryesisht synohen nga familjet me fëmijë të vegjël, të paktën deri në adoleshencë. Jugu ka qenë për një kategori disi më selektive. Fakti që tentohet t’i vënë në paralelizëm këto dy kategori është problem, sepse nuk mund t’i krahasojmë njëra me tjetrën. Turqia ka qenë, vazhdon të jetë dhe do të vazhdojë të mbetet një destinacion i preferuar, një destinacion shumë i mirë jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë ballkanasit dhe europianët.

Historia në 50 vitet e fundit të zhvillimit të turizmit na ka mësuar që çdo vend, i cili sapo nis të jetë i rëndësishëm në aspektin e industrisë turistike në rajonin e vet, kalon pikërisht nëpër këto etapa ku vendi vetë fatkeqësisht shpeshherë bëhet i papërballueshëm financiarisht për vendasit. Pra, nuk është e çuditshme fakti që shqiptarët e kanë pothuajse të pamundur të shkojnë për pushime në jug të Shqipërisë. Po bëhet e tmerrshme që shqiptarët të mos përballojnë dot Shqipërinë qendrore, pra zonën e Adriatikut, bregdetin e Adriatikut. Ajo do të jetë e rrezikshme. Ndërsa jugun, edhe përpara shtatë-tetë vjetësh, ishte e vështirë ta përballoje.” vijoi Ozuni.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Korrik 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Na ka kërcënuar me jetë”- Thellohen përplasjet mes organizatorëve të protestës, aktivistja akuzon Gent Prognin: Deklaratat tona e shqetësuan se…

VIDEO/ “Na ka kërcënuar me jetë”- Thellohen përplasjet mes organizatorëve të protestës, aktivistja akuzon Gent Prognin: Deklaratat tona e shqetësuan se…

August 26, 2026
Rama nesër në Bruksel për grupkapitullin e fundit, do të jetë folës kryesor në samitin për zgjerimin

“Stacionet” e Shqipërisë drejt integrimit në BE, objektiv mbetet mbyllja e 3 kapitujve të tjerë deri në shkurt të vitit 2027! Ja hapat dhe fazat

August 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Hashim Thaçi nuk ka nevojë të kthehet si Odiseu

August 26, 2026
VIDEO/ Masakër në Montana të SHBAve, 44-vjeçari shuan familjen e tij me 8 anëtarë, mes viktimave edhe 4 fëmijë!

VIDEO/ Masakër në Montana të SHBAve, 44-vjeçari shuan familjen e tij me 8 anëtarë, mes viktimave edhe 4 fëmijë!

August 26, 2026
Zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit! Vrau gruan me thikë në Kretë, Policia greke jep detajet e krimit në familje

Zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit! Vrau gruan me thikë në Kretë, Policia greke jep detajet e krimit në familje

August 26, 2026
Rebelët Huthi të Jemenit bombardojnë me dronë aeroportin saudit dhe rafinerinë e “Aramco”!

“Banjë gjaku”, kasaphana e rebelëve Huthi në Jemen, 59 mijë civilë të vrarë që nga viti 2015!

August 26, 2026
Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

August 26, 2026
Policisë së Shtetit bëhet me 389 efektivë të rinj, ministri Lamallari: Uniforma nuk jep privilegje, por përgjegjësi!

Policisë së Shtetit bëhet me 389 efektivë të rinj, ministri Lamallari: Uniforma nuk jep privilegje, por përgjegjësi!

August 26, 2026
“Makinë propagande”/ Kryeministri i ri i Hungarisë premton pezullimin e mediave shtetërore

Magyar i jep fund “epokës Orban”, qeveria e re hungareze dënon Rusinë dhe mbështet Ukrainën: Moska kërcënim për rendin global

August 26, 2026
Triller në Greqi, oficeri i policisë së Athinës gjendet i vdekur brenda makinës! Ja çfarë zbuluan ekspertët dhe dëshmia e partneres

EMRAT/ Krimi në familjen shqiptare në Greqi, kush janë viktima dhe autori, prindër të tre fëmijëve! Dëshmitë e para

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com