• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dhuna në Portland, Trump akuzon demokratët se qëndrojnë pas protestave

by A R
31/08/2020 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portlandi është bërë një pikë e ndezur e demostratave kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit që nga plagosja e afro-amerikanit Jacob Blake si dhe vrasja e një 17-vjeçari javën e kaluar.

Një ditë më parë një djalë i ri që mendohet se ishte pjesë e grupimeve të ekstremit të djathtë humbi jetën gjatë përplasjeve mes atyre që mbështetin Presidentin amerikan Donald Trump dhe protestuesve anti-racistë.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat Joe Biden janë përplasur për dhunën që ka shpërthyer në protestat në Portland dhe Kenosha.

Trump fajësoi kryetarin demokrat të Portlandit, Ted Wheeler, se ka lejuar që të zhvillohen trazira dhe po shkatërron qytetin. Nga ana tjetër, presidenti amerikan ka deklaruar se ardhja e Biden në pushtet do të sjellë edhe më shumë dhunë dhe kaos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rendi dhe ligji është një temë kryesore e presidentit Trump që u përdor edhe gjatë fushatës presidenciale. Nga ana tjetër, kandidati për president Joe Biden e ka cilësuar kreun e Shtëpisë së Bardhë si inkurajues të dhunës.

Demokratët edhe më herët kanë deklaruar se dhuna që po ndodh në shumë qytete në SHBA, është krijuar si pasojë e retorikës së gabuar që Trump po përdor kundrejt komunitetit afro-amerikan.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i rrjetit më të madh social Facebook, Mark Zuckerberg është shprehur se një javë më parë një grup i armatosur po planifikonte që të hynte në Kenosha dhe të shkaktonin trazira.

Grupi “Garda e Kenoshës” i bënte thirrje edhe njerëzve të tjerë që të bashkoheshin kundër policisë. Zuckerberg, nëpërmjet një video–live, është shprehur se ky është ishte një gabim shumë i madh që kompania lejoi një grup të tillë që të shkaktonte kaos.

Së fundmi, Facebook ka miratuar rregullore të reja për të hequr ose kufizuar postime nga grupe që përbëjnë kërcënim për sigurinë publike.

/a.r

Next Post
Shkencëtari më i njohur i HIV dhe kancerit: Mos bëni llogari të kota për vaksinën e koronavirusit

Shkencëtari më i njohur i HIV dhe kancerit: Mos bëni llogari të kota për vaksinën e koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In