• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në Kuvend, flet ‘trimi fierak’ i Berishës: Po çfarë karrigesh thoni… Ne do bëjmë edhe më keq!

by A R
03/10/2024 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ftuar në Report Tv ka komentuar skenarët e opozitës për bllokimin e seancës plenare, si edhe dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji. Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Krapanço, Baçi thotë se secili prej deputetëve të PD ka djegur karrigen e vet dhe paralajmëron skenarë të tjerë dhune në Kuvend.

Sa i takon kallëzimit të opozitës ndaj 74 deputetëve të PS në SPAK për çështjen ‘Xhaçka’, Baçi thotë se nuk ishte hakmarrje. Sipas tij, deputetët e PS kanë kryer vepër penale pasi kanë kundërshtuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese duke mos dërguar për verifikim mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, të cilën opozita e akuzon për konflikt interesi.

“S’ka qenë hakmarrje, por e diskutuar javë më parë në PD. Nuk është bërë si kundërpërgjigje se na çuan ne në SPAK, çuarja jonë në SPAK se u vëmë zjarrin karrigeve tona, s’duhet të tërhiqemi. Secili për ne merr përsipër që karrigen e vet e ka djegur vetë. Është një formë protestë që e bëjnë deputetët e opozitës, do ta bëjmë edhe më keq se kaq për gjendjen ku është katandis ai parlament. Deputetët e mazhorancës kanë kryer vepër penale, kanë kundërshtuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe kanë votuar kundër. SPAK këtu do tregojë profesionalizmin tyre që janë të frikësuar apo varur nga Rama. Nëse do ketë drejtësi të pavarur dhe nëse SPAK do bëjë detyrën s’ka nevojë të merret me hetim të çështjes, se ka para nga Gjykata Kushtetuese që ka thënë shprehimisht kanë shkelur kushtetutën, nuk e kanë çuar mandatin në Kushtetuese”, tha Baçi.

Sa i takon dënimit të Salianjit, Baçi tha se është një vendim politik, ndërsa foli edhe për skenarin e protestës së 8 tetorit.

“Burgosja e Salianjit ishte një shkak që të reagonim ashpër, se është në vazhdën e goditjeve të opozitës. Janë në vazhdën e goditjeve që i bëhen PD, nuk është thjesht për Salianjin dhe Berishën.

PD kur vendos të bëjë protestë mbarëkombëtare, përveçse a një shkak, ka edhe metodat e marrjes së mendimit të qytetarëve dhe bazës. S’ka fjalime, s’ka podium, do mblidhen qytetarët të shprehin revoltën e tyre. Kjo është një kërkesë e vetë popullit opozitar. Kjo është një risi në protestë, një protestë e fuqishme, paqësore, që të tregojë forcën e qytetarëve dhe opozitës”, tha Baçi.

Gazetari Flogert Muça thotë se djegia e karrigeve në Kuvend ishte një paralajmërim i PD për ndërkombëtarët dhe drejtësinë.

“Ishte paralajmërim për ti thënë ndërkombëtarëve dhe Gjykatës se nëse i vëmë flakën karrigeve për Salianjin, mendo se ç’mund të bëjmë për doktorin”, tha Muça.

/a.r

Next Post
Gazetari i nxjerr VIDEON, Bardhi përpiqet t’i hedhë “hi syve”: E kisha me murin, jo me Elisën!

Gazetari i nxjerr VIDEON, Bardhi përpiqet t'i hedhë "hi syve": E kisha me murin, jo me Elisën!

Comments 1

  1. Fr says:
    1 year ago

    Hiene

    Reply

Leave a Reply to Fr Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In