• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në familje, psikologët: Duhen rehabilituar edhe burrat, që të lënë pas të shkuarën e tyre si dhunues

by A M
10/03/2024 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhuna në familje është një plagë e shoqërisë shqiptare, pre e së cilës bien gratë e fëmijët në pjesën më të madhe.

Shumë familje në dukje të lumtura e me bazë të shëndetshme, në të vërtet fshehin mes tyre dhunën e ushtruar ndër vite, e cila i rëndon psikologjikisht.

“Dhuna e përhershme e vazhdueshme në familje por që për efekt të kulturës shqiptare është parë si dicka që i përket vetëm kornizës familjare, kjo është ajo që ne i themi dhuna e fshehur. Patjetër që con në raste ekstreme sepse një fëmijë që gjatë gjithë kohës ka një presion të madh psikologjik dhe ka një vetvlerësim të ulët për veten, reagimi i tij është nëpërmjet shprehjes së tij të agresivitetit gjë e cila con në akte dhune deri në humbjen e jetës”- tha Arjana Muca, psikologe.

Arsyet pse një grua nuk raporton dhunën janë të shumta, por mes atyre më të shpeshta që vihen re dhe nga ekspertët pranë gjykatave, janë mungesa e besimit tek organet e drejtësisë dhe mungesa e pavarësisë ekonomike.

“Gratë nuk raportojnë dhunën sot sepse së pari nuk kanë aspak besim tek organet e drejtësisë si dhe shkaku kryesor mendoj që është edhe gjendja ekonomike. Sa më të varfra të jenë shoqëritë aq edhe më e vështirë do të jetë shkëputja nga dhuna psikologjike e dhuna fizike. Unë shikoj cdo ditë në punën time në gjykatën e Tiranës ku gratë mendojnë që bashkëshorti pas shumë vitesh martesë do të ndryshojë por në fakt nuk rezulton kështu”- Arlinda Selmani, psikologe këshillimi.

Realiteti shqiptar ka treguar që dhunuesit pas kryerjes së dënimit, janë rikthyer sërish për të përndjekur denoncuesit edhe si një formë hakmarrjeje.

“Kodi penal mund ta dënojë dhunuesin por në momentin që del nga burgu atëherë e sigurt do të jetë dhe pjesa më e madhe e rasteve ka provuar që vet ky si dhunues është kthyer sërish, është bërë dhe më agresiv”– tha Selmani.

Ndaj është shumë e rëndësishem që qendrat e këshillimit të merren edhe me burrat dhunues për të ndihmuar në rehabilitimin e tyre, në mënyrë që të lën pas të shkuarën e tyre si dhunues./TCH

Next Post
Lara Colturi çon Shqipërinë në finalet e Kupës së Botës për Ski

Lara Colturi çon Shqipërinë në finalet e Kupës së Botës për Ski

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com