• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në familje kthehet në gangrenë për familjet shqiptare

by Java News
17/04/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhuna në familje është ende një dramë e shoqërisë shqiptare, dhe që në masë prek gratë, si viktima të dhunës nga bashkëshorti. Por rastet janë nga më të ndryshmet. Ka edhe fëmijë që dhunojnë prindërit, nusja që rreh vjehrrin apo e anasjellta. Më poshtë po listojmë një sërë rastesh që kanë ndodhur vetëm ditën e djeshme në republikën e Shqipërisë.

Në Elbasan, një i moshuar me incialet R.A më në fund ka marrë një urdhër mbrojtje nga gjykata, për shkak se gruaja e djalit e rrihte në mënyrë sistematike. Ajo bashkëjetonte me djalin të moshuarit, shtetasin 25 vjeçar me inicialet D.M. E reja jo vetëm që e rrihte të moshuarin, por ushtronte vazhdimisht dhunë psikologjike mbi të.

Në Fier një nën 51 vjeçare ka arritur të mbrohet ligjërisht pas dhunës që ka duruar për shumë kohë. Personi që e rrihte me grushte dhe që e dhunonte psikologjikisht ishte jo më pak sesa i biri, shtetasi me inicialet F.B, 28 vjeçar.

Në Kukës policia i është kundërpërgjigjur një thirrje që tashmë mesa duket është kthyer në fenonem të gjerë në vend. Dhuna e kryefamiljarit të shtëpisë, kundrejt të gjithë pjesëtarëve të familjes. 57 vjeçari me inicialet H.V godiste kë t’i dilte përpara. Së pari djalin e tij 17 vjeçar, por edhe bashkëshorten 54 vjeçare dhe vajzën e tyre, shtetasen me incialet S.V, 23 vjeç.

Në Dibër policia ka ndaluar një 28 vjeçar pas disa ditë më parë ai ka rrahur barbarisht bashkëshorten e tij, një 25 vjeçare. Shtetasi me inicialet K.H ka ushtruar gjithashtu dhe dhunë psikologjike ndaj gruas së tij, në banesën e tyre. Së fundmi, një ngjarje në Mat, një grua 54 vjeçare ka marrë urdhër mbrotje nga gjykata, për t’i shpëtuar dhunës sistematike të bashkëshortit të saj, shtetasit me inicialet S.B, 54 vjeçar.

ma.me

Next Post
BE-ja e kujdesshme me Erdoganin pas fitores në referendum

BE-ja e kujdesshme me Erdoganin pas fitores në referendum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”- Mesazhi i Ramës në Asamblenë e PS për Spiropalin: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur!

“Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”- Mesazhi i Ramës në Asamblenë e PS për Spiropalin: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur!

November 14, 2026
“Mirënjohje, punë në ekip”- Rama i besoi drejtues politik të PS në Tiranë, Demo: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh!

“Mirënjohje, punë në ekip”- Rama i besoi drejtues politik të PS në Tiranë, Demo: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh!

November 14, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë!

UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë!

November 14, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Më shumë dramë për “kush” sesa për “çfarë”

November 14, 2026
“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, 700 efektivë në terren! Digjet një kazan mbeturinash, policia e shuan (FOTO)

“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, 700 efektivë në terren! Digjet një kazan mbeturinash, policia e shuan (FOTO)

November 14, 2026
Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

November 14, 2026
Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

November 14, 2026
Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

November 14, 2026
Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

EMRI/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina përplas me vdekje këmbësorin!

November 14, 2026
FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In