• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në familje, Klosi: Më shumë guxim për të denoncuar

by A R
24/11/2016 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Gruaja dhe fëmija janë shumë të shtrenjtë për t’u dhunuar. Një thirrje kombëtare: Të bëhemi bashkë për të jetuar në një shoqëri pa dhunë”. Kështu u shpreh sot ministri i Mirëqenies dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë aktivitet “Kundër Dhunës në Familje”. Klosi iu referua disa rasteve të dhunës në familje, ndërsa e cilësoi të dhimbshme dhunimin e nënës së dy fëmijëve, Marselës nga Vlora, e cila u rrah barbarisht nga bashkëshorti i saj.

“Të gjithë u tronditëm kur pamë në mes të ditë dhunimin e një gruaje në sy të fëmijëve. Morëm masa menjëherë për trajtimin psikologjik të saj, punësimin. Marsela, emrin e saj e mbani mend, brenda dramës së saj është një rast suksesi dhe prova e jetuar se institucionet në partneritet me organizatat e Shoqërisë Civile i dhanë një zgjidhje Marselës. Zgjidhja është aty, por për ne kjo nuk mjafton, është shumë larg kërkesave tona, të një shoqërie europiane. Çdo shfaqje të dhunës ta bëjmë zgjedhje të kujtdo që sot është në dhunë.

Fushata që lançojmë sot e shtrijmë në të gjithë Shqipërinë me sloganin “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”. Do të jetë një apel kombëtar kundër çdo shfaqje të dhunës në familje, një mesazh për një familje të shëndoshë. Viktimat e dhunës jo vetëm u ofrohet shërbim, por mekanizmat e referimit të dhunës janë tashmë të ngritura në 29 nga 61 bashki”, u shpreh Klosi.

Ai theksoi se për 2016-ën ka rritje të rasteve të dhunës në krahasim me një vit më parë.

“Për periudhën Janar-Shtator 2016, janë 3195 raste raste dhunë në familje, pra pak më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Në vitin 2015-ë janë referuar 2 869 raste të dhunës në familje”, theksoi ai raporton Shqiptarja.

Ministri Klosi theksoi se tashmë ka më shumë guxim nga shoqëria për të denoncuar dhunën brenda familjes. Në funksion të këtij sistemi do të jetë edhe ngritja e Linjës së Këshillimit, një nismë kjo e Ministrisë së Mirëqenies për trajtimin e grave të dhunuara.

“Është fakt që tashmë kemi më shumë guxim të denoncojmë, institucionet mirëpresin denoncimin dhe shoqëria reagon si një e tërë në çdo raste dhune. Ky është tregues i rritjes së besimit se pas denoncimit ka mbrojtje. Ngritja e linjës së këshillimit që do të firmosim sot, do të jetë në funksion të këtij sistemi“.

Klosi tha se qeveria e ka nisur nga vetja trajtimin e barabartë të grave, duke iu referuar anëtareve ministra të kabinetit qeveritar dhe deputeteve në Kuvendin e Shqipërisë.

“Kemi gra në kabinetin qeveritar. Për herë të parë kemi kaq shumë gra deputete, në këshilla bashkiake. Jemi i pari vend në botë që kemi barazi mes grave dhe vajzave në këshillat bashkiakë. S’e kemi vënë në diskutim pse një grua mund të drejtojë ministrinë e mbrojtjes, arsimit, teknologjisë, s’;është më një debat, por një arritje e madhe që po çon drejt një barazie të plotë administratën publike drejtuese dhe po çon drejt një pushimi të ëmbël “portokalli”, të cilën ne burrat duhet të jemi mirënjohës dhe duhet ta mirëpresim. Kemi një grua Gjenerale të dekoruar nga ministrja Kodheli. Kemi jo pak gra e vajza sipërmarrëse të suksesshme”, theksoi Klosi.

Në mbyllje të këtij aktiviteti ministri i Mirëqenies, Blendi Klosi nënshkroi marrëveshjen për ngritjen e Linjës së Këshillit me drejtoren e kësaj agjencie, Iris Luarasi. /a.m.

Next Post
Ndotja, lajm i keq për banorët e Prishtinës

Ndotja, lajm i keq për banorët e Prishtinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

November 11, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

Berisha ndryshon mendje pas presionit nga opozita rivale: Duam lista 100% të hapura dhe prag të arsyeshëm! (VIDEO)

November 11, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

November 11, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Lufta dhe paqja/ Zelensky: Në tryezë u diskutua mundësia e shkëmbimit të deri në 1,500 të burgosurve nga secila palë!

November 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Blushi, boll të ngatërruar e kemi historinë, mos na e çmend tani!

November 11, 2026
Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

November 11, 2026
Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

November 11, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

BE ngre alarmin për sulmet kibernetike, pas frigoriferëve në shënjestër mund të jenë edhe pajisjet elektro-shtëpiake!

November 11, 2026
Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In