• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna në familje/ 67 urdhra mbrojtjeje në Gusht në Tiranë

by A R
30/08/2016 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja shqiptare vijon të jetë e tronditur rëndë nga ngjarjet e përsëritura të dhunës që shpesh herë përfundojnë dhe në krim. Statistikat që vijnë nga Gjykatat, institucioni ku të dhunuarit kërkojnë ndihmë, janë alarmante.

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar mbrojtjen për 67 persona, të cilët janë ndjerë të rrezikuar nga dhuna në familje. Gratë e dhunuara nga burrat vazhdojnë të dominojnë në kërkesën e tyre për urdhër mbrojtje, por fenomeni është bërë shqetësues edhe tek fëmijët të cilët dhunojnë prindërit dhe të moshuarit.

Dhuna në familje vazhdon të prodhojë viktima. E fundit ishte ngjarja e rënde e së dielës në Golem, ku një 73-vjeçar vrau me sëpatë gruan e tij 68 vjeçare.

Sipas policisë autori ka qenë nën efektin e alkoolit, por deklarimi i tij në polici pas ngjarjes ka nxjerre në pah  konflikte që çifti mbarte prej vitesh.

Para hetuesve, autori Veli  Dervishi ka pranuar krimin monstruoz, ndërsa si motiv ai ka deklaruar se ka qenë xhelozia ndërmjet tyre dhe dyshimet se ai tradhtohej nga bashkëshortja.

Por rasti i një nate më parë nuk është i vetmi që tregon egërsinë e  dhunës që ekziston në familjet shqiptare.

Nga statistikat e Gjykatës së Tiranës del qartë se ky fenomen ka pësuar rritje.

Vetëm gjatë muajit gusht, kjo Gjykatë ka lëshuar urdhra të menjëhershëm mbrojtje për 67 persona, të cilët janë ndjerë të rrezikuar brenda familjes.

Të dhunuarit kanë qenë kryesisht gra që kanë kërkuar mbrojtje nga bashkëshortët, por në numër jo të pakët kanë marrë urdhër mbrojtje edhe prindër nga fëmijët e tyre, vjehrrat nga nuset, kunata nga kunata apo edhe vjehrra nga dhëndëri.

Në bazë të statistikave, vetëm për muajin gusht Gjykata ka lëshuar urdhër mbrojtje në 22 raste për prindër, të cilët dhunohen nga fëmijët, raporton “Ora News”.

Në pothuajse në të gjitha rastet, fëmijët  dhunues kanë qenë në moshë madhore dhe persona të papunë dhe konfliktet kanë degjeneruar në dhunë pas kërkesave financiare të fëmijëve ndaj prindërve.

Në 38 raste kanë qenë bashkëshortet gra që kanë kërkuar mbrojtje nga bashkëshortët, ndërsa në 7 raste kërkesat janë bërë për persona të tjerë brenda familjes.

Në pothuajse te gjitha rastet, kërkuesve u është dhënë e drejta për urdhër të menjëhershëm mbrojtje, ndërsa çështjet vazhdojnë të gjykohen në procese gjyqësore, derisa të dhunuarve tu sigurohet mbrojtje për një vit më të drejtë ripërsëritje.

Gjyqtarët që shqyrtojnë çështjet civile thonë jashtë kamerave që në pjesën më të madhe dhunuesit kanë qenë persona të alkoolizuar, të papunë por në numër jo të vogël edhe ata që kanë probleme të shëndetit mendor./a.m.

Next Post
1 shtatori mund të jetë i tmerrshëm, vihet në pikëpyetje siguria e Kosovës

1 shtatori mund të jetë i tmerrshëm, vihet në pikëpyetje siguria e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
“Për 4 muaj shkatërroi gjithë botën”/ Fauci tjetër paralajmërim: Koronavirusi s’ka përfunduar ende, por…

COVID-19, SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

June 19, 2026
VIDEOLAJM / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë? Ja pamjet nga droni

VIDEOLAJM / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë? Ja pamjet nga droni

June 19, 2026
Tre orë e gjysmë në male për të zhdukur kufomën e shokut. Si u zbulua krimi i Armand Shakajt

Tre orë e gjysmë në male për të zhdukur kufomën e shokut. Si u zbulua krimi i Armand Shakajt

June 19, 2026
Arsyet e diskursit polarizues që vjen nga protesta

Arsyet e diskursit polarizues që vjen nga protesta

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In