• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në azilin e pleqve në Pejë, avokati: E moshuara ka dëmtime të tjera në trup

by Java News
08/11/2022 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më datë 2 Nëntor u publikua video e dhunës së ushtruar ndaj një gruaje të moshuar në një azil në Pejë të Kosovës.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka intervistuar avokatin e familjes së të moshuarës, z.Meshari Selimaj, i cili ka treguar një tjetër detaj tronditës.

Sipas tij, të moshuarës i janë gjetur të tjera dëmtime në trup. Bëhet fjalë për një dëmtim në shputën e sipërme të këmbës, ku ka një djegie që nuk dihet nga se është shkaktuar.

Për këtë dëmtim, familja e të moshuarës nuk ishte njoftuar nga azili “Orenda” në Pejë. Vajza e të moshuarës e konstatoi vetë dëmtimin pasi kishte marrë nga qendra e të moshuarve nënën e saj kur u publikua video e dhunës.

Avokati Meshari Selimaj: Ne si palë e dëmtuar, unë si avokat i palës së dëmtuar, në krahasim me punën që bën prokurori i shtetit, jemi në një masë të madhe palë, por se prej vazhdimisht dhe para dhënies së autorizimit e deri më sot unë e kam përcjellë këtë situatë në çdo hap dhe rrjedhën e kësaj procedure hetimore ashtu që unë i kam ndërmarrë disa veprime të cilat kanë të bëjnë përkatësisht me një lëndim në këmbën e të dëmtuarës, i cili është evidentuar më datë 4 Nëntor nga vajza e të dëmtuarës dhe familjarët e të dëmtuarës pasi ka ardhur dhe është kthyer në ambientet e saj të shtëpisë.

Spartak Koka: Pra, po flasim për prova të reja? Për plagë të reja të konstatuara në trupin e viktimës? Plagë të cilat nuk ishin evidentuar më datë 2 kur u bë publike historia?

Avokati Meshari Selimaj: Është e vërtetë kjo që thoni. Më datë 2 Nëntor e dëmtuara është marrë nga shtëpia Orenda dhe është sjellë në shtëpi në Gjakovë te vajza. Në datën 3 Nëntor, me kërkesë të organeve hetimore është dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e Pejës. Gjatë atij ekzaminimi që i është bërë, kontrolleve, tek e njëjta janë vërejtur disa lëndime në shpinë dhe në duar. Kurse, pasi janë kthyer nga spitali i Pejës dhe gjatë qëndrimit në shtëpi, me siguri gjatë kohës kur ka pasur qëllim vajza e saj për ta pastruar dhe për ta ndihmuar nënën për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, e kanë konstatuar një djegie e cila në pamje duket e rëndë, në shputën e këmbës së majtë të së dëmtuarës i kanë dhënë një ndihmë të vogël aty dhe të nesërmen më datë 4 e kanë dërguar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë.

Spartak Koka: Unë e kam parë atë foto dhe është realisht shumë e rëndë dhe ne duam ta respektojmë familjen Nura dhe ju si palë për të mos e publikuar. Plaga është e madhe?

Avokati Meshari Selimaj: Mund të them sa një shuplakë e dorës në pjesën e epërme të majtë të këmbës.

Spartak Koka: Është e agravuar si plagë? Është e qelbëzuar?

Avokati Meshari Selimaj: Nuk mund ta jap një konstatim të tillë, por me aq sa kam parë është një plagë e cila duket shumë keq, duket edhe e patrajtuar për shkak se sipas konstatimit të mjekut është plagë e cila është bërë disa ditë më përpara.

Spartak Koka: E patrajtuar në asnjë lloj mënyrë nga pikëpamja mjekësore me medikamente apo me ndonjë krem që mund ta shëronte?

Avokati Meshari Selimaj: Nëse nisem nga fakti se si është gjetur plaga dhe se si shtëpia Orenda nuk e ka lajmëruar vajzën e të dëmtuarës për një plagë të tillë, 4 ditë para publikimit të videos, vajza e të dëmtuarës vazhdimisht e ka telefonuar shtëpinë lidhur me kujdesin dhe për ta pyetur se si është gjendja e saj. Dhe plaga ka qenë me fasho e izoluar dhe është më datë 4 kur ka shkuar në spital është konstatuar dhe është bërë me djegie.

Spartak Koka: Kjo plagë që ju thoni se është në këmbën e majtë dhe është konstatuar nga vajza, mjekët që e kanë mjekuar këtë plagë në këmbë, çfarë kanë thënë? Nga se mund të jetë shkaktuar?

Avokati Meshari Selimaj: Deri në këtë moment shtëpia Orenda as e ka përmendur këtë plagë.

Spartak Koka: Është me dëmtim me goditje? Është djegie?

Avokati Meshari Selimaj: Në bazë të raportit mjekësor është djegie. Mbetet në vazhdim që të përcaktohet se nga se ka ardhur ajo djegie. Është djegie me ujë të ngrohtë apo me çfarëdo djegie tjetër.

Next Post
Princ Leka II intervistë me gazetarin e njohur britanik, Piers Morgan: Shqiptarët ikin se jemi ende në trazicion…

Princ Leka II intervistë me gazetarin e njohur britanik, Piers Morgan: Shqiptarët ikin se jemi ende në trazicion…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

September 9, 2026
Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

September 9, 2026
Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

September 9, 2026
Euro këmbehet për 99,25 lekë, ekspertët: Pas shtatorit mund të ketë tendenca të lehta rritëse

Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

September 9, 2026
Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

September 9, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Qytetarët mund të vlerësojnë online shërbimet konsullore, Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin

September 9, 2026

Lufta në Lindjen e Mesme ‘çmend’ naftën, çmimi kalon 100 dollarë për fuçi

September 9, 2026
“Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë”, Nufi: S’ka kërkesë nga NATO për pezullimin e…

“Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi?”, Nufi mohon akuzat pas audios së publikuar nga Ahmetaj

September 9, 2026
“Kam marrë shumë kërcënime” – Labinot Rexha rrëfen detajet e sherrit mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit

“Kam marrë shumë kërcënime” – Labinot Rexha rrëfen detajet e sherrit mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit

September 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sa të interesuar janë adoleshentët shqiptarë për politikën?

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com