• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në maj të 1996/ Brokaj: Urdhrin e dha Berisha. 4 kordonë policie rrethuan selinë e PS që të mos bashkoheshim me protestuesit

by Java News
29/05/2019 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 28 maj të vitit 1996, qeveria e Sali Berishës dhunoi ashpër përfaqësues së opozitës së asaj kohe, shumica anëtarë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste.

Për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje, ka folur për gazetën “SOT”, një ndër protagonistët. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Mbrojtjes, Sabit Brokaj.

Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën deklaroi se pak përpara se të protestonte për manipulimin e zgjedhjeve në 28 maj, opozita e asaj kohe u rrethua nga 4 kordonë policie, në mënyrë që të mos lejohesh që të dilni jashtë për t’iu bashkuar demonstruesve në Sheshin “Skënderbej”.

Megjithatë, pas shumë përpjekjesh, zoti Brokaj theksoi se socialistët, sidomos gratë socialiste ia arritën të çanin kordonin e policisë.

“Partia Socialiste (selia), asokohe ishte e rrethuar sidomos nga porta kryesore nga tre apo katër rreshta me polica dhe forca speciale me skafandra, duke na bllokuar brenda.

Ne të ndodhur përpara këtij momenti delikat, ne menduam se ishte e pamundur që të dilnim nga selia e PS-së.

Dhe për mua është i paimagjinueshëm dhe i vlerësueshëm guximi i grave socialiste, të cilat atë rreshtim më katërsh kordonësh të armatosur policie dhe punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar e çanë dhe e bënë të mundur që demonstruesit e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj të dalin në Sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër dhunës shtetërore që shkatërroi zgjedhjet dhe grabiti votën masivisht votën e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi ai.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj zbulon se pas mbërritjes në Sheshin “Skënderbej”, opozita dhe përfaqësuesit e saj u dhunuan barbarisht,ndërsa bëri me dije se urdhri për këtë ngjarje makabre u dha nga Berisha.

“26 dhe 28 maji i vitit 1996, ishte dhuna e pushtetit të asokohe ndaj çdo kundërshtari real apo imagjinar të Berishës.

Domethënë dhuna e përgjakshme e ushtruar ndaj drejtuesve të opozitës asokohe ishte e organizuar dhe urdhëruar nga Berisha dhe pushteti i tij.

Në sheshin ku protestoje nga opozita ishte 7-8 mikrobus policie, të cilët na u sulën dhe na përgjakën. Madje, në ballë të policave ishte vetë komandantin Agim Shehu.

Këto janë fakte të pakontestueshme dhe i dinë të gjithë protagonistët e asaj kohe. Kështu që, me një dhunë kaq të organizuar dhe kaq të dhunshme absolutisht ndaj gjithë partive, këtë mund ta bënte vetëm Sali Berisha.

Kjo për faktin se askush tjetër nuk mund t’i bindej një urdhri të tillë katastrofë, që shkaktoi atë dhunë ndaj nesh. Domethënë, 26 maji i vitit 1996 është gjesti më i dhunshëm i anti-demokracisë 30 vjecare”, u shpreh ai.

Brokaj theksoi më tej se mes personave të dhunuar dhe gjakosur nga pushteti i Berishës, ishin Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Erjon Braçe, deri tek Arben Imami dhe Skënder Gjinushi.

“Në momentin që ne prisnim rezultatet e betejës, në zyrën e Servet Pëllumbit erdhën të plagosur dhe me gjak që nga Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Erjon Braçe, Ndre Legisi, Pandeli Majko, Blendi Gonxhe, etj.

Ndërkaq, dhunë u ushtrua edhe ndaj partive të tjera të majta, nga më ta rrahurit ka qenë Arben Imami, të cilit i copëtuan dhëmbët, Skënder Gjinushin gjithashtu, doktor Shahin Kadarenë që asokohe ishte në aleancë me Saliun”, tha ai.

Brokaj i quajti 26 dhe 28 majin si dy nga ditët më të errëta dhe më të dhunshme të ndodhura ndonjëherë në Shqipërinë e post-komunizmit.

“26 dhe 28 maji i vitit 1996 është një nga ditët më të errëta dhe më të dhunshme të pluralizmit në Shqipëri, prej vitit 1991 deri më sot.

Kjo në kuptimin se dhuna u shtri në të gjithë hapësirën e demonstratës dhe përfshiu jovetëm thuajse të gjithë përfaqësuesit e partive politike që ishin asokohe në atë koalicion nga e majta, por edhe shumicën e drejtuesve të tyre.

Ishte një moment politik, ku përballë pjesës dërmuese të partive politike ishte e vetme Partia Demokratike.

Kështu që u lokalizua goditësi, duke goditur shumicën e përfaqësuese të partive politike”, nënvizoi ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj.

g.kosovari

Next Post
Vettingu/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda

Vettingu/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

Revolucioni i Flamingove

July 19, 2026
Pa nënkalime e mbikalime, banorët kalojnë mes për mes autostradës

Pa nënkalime e mbikalime, banorët kalojnë mes për mes autostradës

July 19, 2026
Sistemi i ri i BE-së zgjat kontrollet kufitare, rriten ndjeshëm pritjet në aeroporte

Sistemi i ri i BE-së zgjat kontrollet kufitare, rriten ndjeshëm pritjet në aeroporte

July 19, 2026
Italia përballet me breshër dhe stuhi, shkencëtarët japin alarmin

Italia përballet me breshër dhe stuhi, shkencëtarët japin alarmin

July 19, 2026
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme! SHBA sulmon një central bërthamor, reagon ashpër Irani

Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme! SHBA sulmon një central bërthamor, reagon ashpër Irani

July 19, 2026
Botërori 2026/ Infantino: Finalja Spanjë–Argjentinë është një dhuratë nga perënditë e futbollit

Botërori 2026/ Infantino: Finalja Spanjë–Argjentinë është një dhuratë nga perënditë e futbollit

July 19, 2026
Khamenei është larguar nga Irani, ngrihen dyshime për krizë të brendshme

Khamenei është larguar nga Irani, ngrihen dyshime për krizë të brendshme

July 19, 2026
PD mbledh nesër Grupin Parlamentar, Bardhi: Të jemi gati për seancën plenare

PD mbledh nesër Grupin Parlamentar, Bardhi: Të jemi gati për seancën plenare

July 19, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama merr pjesë në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

VIDEO/ Kryeministri Rama merr pjesë në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

July 19, 2026
Çmimet shpërthejnë në Kosovë! Inflacioni më i larti në Ballkan, ja si renditet Shqipëria

Çmimet shpërthejnë në Kosovë! Inflacioni më i larti në Ballkan, ja si renditet Shqipëria

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In