• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, mjeku i azilit ngre dyshime: Prapa kësaj fshihet diçka tjetër!

by
29/11/2022 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më datë 7 Nëntor 2022, emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus u fut brenda ambienteve të qendrës për të moshuarit, “Orenda”, në Pejë të Kosovës, si dhe zhvilloi një intervistë me avokatin mbrojtës të familjes së të moshuarës që u dhunua fizikisht brenda azilit.

Avokati deklaroi në atë kohë se përpos dhunës nga 3 infermieret, familja zbuloi gjithashtu edhe një plagë në këmbën e të moshuarës dhe kanë bërë denoncim shtesë për këtë episod.

Por mjeku i qendrës Orenda në Pejë ka sqaruar për emisionin Uniko si qëndron e vërteta. Në një intervistë dhënë për gazetarin Spartak Koka të hënën, mjeku Islam Husaj tregoi se plagën në këmbë, e moshuara e ka patur përpara se të shkonte në qendrën Orenda. Sipas tij, për shkak të kruarjes në këmbë i shkaktohej infeksion, të cilën mjeku në këtë qendër ia mjekonte.

Ai zbuloi edhe procesverbalet që ka mbajtur për mjekimin e të dhunuarës, si dhe të çdo të moshuari/eje tjetër në këtë azil.

Sa i përket dhunës së ushtruar nga 3 infermieret, mjeku Islam Husaj deklaroi se këtë rast do ta zbardhë drejtësia e Kosovës, teksa shprehur dyshimet se pas kësaj ngjarje fshihet diçka tjetër, të cilën nuk preferoi ta zbulonte për publikun.

Mjeku Islam Husaj: Më 23 Prill, Minirja ka pasur sulm epileptik këtu. Ne e kemi dërguar në spital, e kemi mjekuar dhe pastaj i kemi dhënë 7 ditë infuzione.

Spartak Koka: E keni mjekuar ju?

Mjeku Islam Husaj: E kemi mjekuar këtu. Në momentin që është bërë për spital, e kemi lajmëruar vajzën e vetë, ajo ka ardhur brenda ditës, ka qëndruar aty me nënën e vetë, por prapë e ka kthyer këtu. Në vazhdimësi të gjithë banorët të cilët i çojmë në spital ne kujdesemi për ta, shkojmë i ndërrojmë, ja ndërrojmë dhe pampersat.

Spartak Koka: Një gjë nuk kuptoj. Gjithë këto protokolle, gjithë këto libra, gjithë këto shënime, gjithë kjo procedurë, si dështuat me këto infermieret? Ju më habisni, me gjithë këto të shkruara këtu, me gjithë këto blloqe…

Mjeku Islam Husaj: Ne besojmë se drejtësia do ta zbardhë rastin deri në fund sepse këtu fshihet edhe diçka prapa kësaj. Unë nuk jam në gjendje ta them sot.

Spartak Koka: Sepse unë realisht u shtanga nga kjo që më tha familja. Ndërkohë ju më tregoni fotot, më tregoni protokollet që e keni mjekuar.

Mjeku Islam Husaj: Kjo foto është më datën 26. Do ta shikoni se ka qenë gjendja shumë më mirë tek ne se sa atje në shtëpi. Prej ditës së parë kur e pranojmë banorin i tregojmë që nuk është spital ky, është qendër për përkujdesjen e të moshuarve. Dhe për çdo gjë që do të ketë nevojë banori, ju do të jeni të informuar dhe për çdo gjë i kemi informuar.

/e.d

Next Post
Parandalohet krimi në Golem / “Do të vriste me kallashnikov një banor”, 65-vjeçari sapo ishte kthyer nga…

Parandalohet krimi në Golem / "Do të vriste me kallashnikov një banor”, 65-vjeçari sapo ishte kthyer nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In