• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dhuna ndaj qytetarit e papranueshme”/ Projekti në Zvërnec, kompania: Ndërpresim marrëdhënien me policinë private

by E S
31/05/2026 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka reaguar pasi kompania e sigurisë që ishte kontraktuar për garantimin e sigurisë e zonës zhvillimore të projektit të saj në një pronë private, dhunoi një qytetar që protestoi jashtë kufirit të pronës.

Kompania thotë se punonjësit e policisë private nuk kanë pasur instruksione për të vepruar në kundërshtim me autorizimet ligjore dhe në cenim të të drejtave të garantuara për qytetarët shqiptarë.

Në reagim, kompania deklaron se do të ndërpresë marrëdhënien kontraktuale me këtë shoqëri, teksa shtoi se projekti final do t’i prezantohet në kohën e duhur publikut si dëshmi përtej çdo dyshimi e një shembulli të shkëlqyer të harmonisë me natyrën.

Reagimi i kompanisë

Pasi kemi shqyrtuar me përgjegjësi të plotë materialet e bëra publike mbi sjelljen e pajustifikueshme të shoqërisë së sigurisë, kompania “Zvërnec South Adriatic Development” njofton shtypin dhe opinionin publik si më poshtë:

Për të garantuar sigurinë e zonës zhvillimore, që është tërësisht pronë private, ishte kontraktuar një kompani sigurie e pajisur me lejet dhe licencat përkatëse nga institucionet shtetërore dhe me përvojë në këtë fushë.

Por ekzaminimi i materialeve e bën absolutisht të papranueshme vazhdimin e marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri. Në asnjë moment, kompania e kontraktuar e sigurisë nuk ka pasur instruksione nga ana jonë për të vepruar në kundërshtim me autorizimet ligjore dhe në cenim të të drejtave të garantuara për qytetarët shqiptarë.

Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës, dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë, nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht. Për këtë arsye kemi ndërprerë me efekt të menjëhershëm marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë e sigurisë.

Kërkojmë ndjesë për këtë incident të panevojshëm dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të kryejnë një hetim të plotë e të paanshëm të ngjarjes dhe të ndëshkojnë sipas ligjit personat përgjegjës. “Zvërnec South Adriatic Development” qëndron në dispozicion të plotë ndaj autoriteteve dhe të gjitha palëve të tjera të interesuara, me gatishmëri dhe transparencë të plotë.

Ritheksojmë se marrëdhënia me komunitetin është thelbësore për investitorët dhe mbetemi të angazhuar të bashkëpunojmë me të gjithë banorët e zonës. Në javët në vijim do të shtojmë përpjekjet tona për një komunikim më thelbësor me komunitetin e respektuar të zonës.

Po ashtu shprehim keqardhjen që episodi i shëmtuar i djeshëm po shfrytëzohet për të qarkulluar në rrjetet sociale pamje tërësisht të fabrikuara të projektit, me qëllim nxitjen e idesë së gabuar se zhvillimi do të shkatërrojë natyrën.

Vlera ndërkombëtare e projektit qëndron pikërisht në përkushtimin maksimal për të harmonizuar projektin me natyrën, sipas standardeve më të larta të aplikuara ndonjëherë, në mbrojtje të ekosistemeve të veçanta të zonës, si vlerë e padiskutueshme e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë.

Projekti final do t’i prezantohet në kohën e duhur publikut si dëshmi përtej çdo dyshimi e një shembulli të shkëlqyer të harmonisë me natyrën.

Next Post
Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve në Vlorë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i Jet Ski

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve në Vlorë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i Jet Ski

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Riadi kap një raketë të lëshuar nga Huthët

Riadi kap një raketë të lëshuar nga Huthët

October 24, 2026
Protesta në Tiranë, Policia shton sigurinë në Pikat Kufitare! Masa të shtuara edhe në Qafë Thanë, kontrolle për lëndë piroteknike e sende të paligjshme

Protesta në Tiranë, Policia shton sigurinë në Pikat Kufitare! Masa të shtuara edhe në Qafë Thanë, kontrolle për lëndë piroteknike e sende të paligjshme

October 24, 2026
Parashikimi i superkompjuterit për fituesit e Topit të Artë në 10 vitet e ardhshme!

Parashikimi i superkompjuterit për fituesit e Topit të Artë në 10 vitet e ardhshme!

October 24, 2026
Polonia synon të vendosë armë bërthamore franceze dhe amerikane në territorin e saj

Polonia synon të vendosë armë bërthamore franceze dhe amerikane në territorin e saj

October 24, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

“Ka ardhur momenti për ndryshim”- SHBA fton kubanët që të bashkëpunojnë me CIA-n, Havana ironizon Uashingtonin

October 24, 2026
“Ishte një bombë e madhe”- Ingrit Gjoni përlotet teksa flet për humbjen e motrës: M’u dogj shpirti! Vetëm kur të martoj djalin…

“Ishte një bombë e madhe”- Ingrit Gjoni përlotet teksa flet për humbjen e motrës: M’u dogj shpirti! Vetëm kur të martoj djalin…

October 24, 2026
Protesta masive sot në të gjithë Francën, gjysmë milioni njerëz pritet të dalin në rrugë, policia në gatishmëri!

Protesta masive sot në të gjithë Francën, gjysmë milioni njerëz pritet të dalin në rrugë, policia në gatishmëri!

October 24, 2026
Dita e pestë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës, bëhen gati edhe autobotet (FOTO)

Sot dy protesta në Tiranë, PD në mesditë para Kryeministrisë dhe studentët në orën 14:00 te Ministria e Arsimit!

October 24, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

October 24, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Simpatizantët dhe oponentët e Ramës në Tiranën urbane – Shtator vs. Tetor

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In