• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna ndaj Petraq Milos, prokurori i Ulqinit: Polici ka kërkuar falje, i vetëdijshëm se ka tejkaluar çdo kufi

by A R
24/02/2023 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhuna e efektivëve malazezë në kufi ndaj pedagogut Petraq Milo ka ndezur indinjatë  dhe debate politike në vendin fqinj. Gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili raporton se nënkryetari i Forcës së Re Demokratike është shprehur se është një ngjarje e përsëritur dhe debati duhet shtruar zyrtarisht.

Gazetarja raporton se njëri prej efektivëve ka shprehur pendesë për dhunën. Kjo është theksuar edhe nga prokurori i Rrethit Ulqin, Faruk Resulbegu.

Dorina Halili: Rasti i dhunës i ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka sjellë debate politike këtu në Mal të Zi. Ne kemi pasur rastin që të bisedojmë me partitë shqiptare këtu në Malin e Zi të cilët janë shprehur të indinjuar në fakt për këtë rast dhune të ndodhur kundrejt një shqiptari, pedagogut Petraq Milo. Vetë forcat politike shqiptare, në këtë rast Forca e Re Demokratike, e kemi biseduar, kemi patur rast të realizojmë një intervistë me nënkryetarin e kësaj force politike të cilën do kemi mundësi ta ndjekim në edicionet e mëvonshme. Ai është shprehur i indinjuar për këtë rast dhune dhe sipas tij ky rast duhet biseduar po ashtu edhe në mbledhjes mes dy qeverive që do të jetë ditën e hënë. Sipas tij ky nuk është vetëm një rast i izoluar, por ka pasur edhe në vitet  e mëparshme, përmendim këtu vitin 2018 ku forcat policore malazeze kanë dhunuar shqiptarët për këtë arsye nisur edhe nga rasti më i fundit sipas tyre është koha e duhur për ta shtruar këtë debat e diskutim në mënyrë zyrtare.

Ndërkohë prokuroria e Ulqinit ka lënë të lirë dy efektivët e policisë që dhunuar profesor Petraq Milon. A ke mundur të mësosh diçka më shumë nga hetimet?

Dorina Halili: Po ditën e sotme po ashtu kemi pasur mundësi të intervistojmë prokurorin shtetëror të rrethit Ulqin Faruk Resulbegu, i cili në një intervistë për Tv Klan ka bërë me dije edhe detajet e këtij hetimi, hetim i nisur ditën e djeshme kujanë marrë edhe në pyetje dy efektivët e policisë të cilët janë arrestuar por ditën e djeshme janë lënë të lirë nga policia dhe po hetohen në  gjendje të lirë. Sipas prokurorit, sapo  ka dalë edhe videoja më e fundit ku duket edhe më qartë dhuna fizike e ushtruar ndaj pedagogut, atëherë është marrë masa e menjëhershme ndaj këtyre dy efektivëve të policisë, janë marrë menjëherë në pyetje ku në fakt më lejoni të citoj një pjesë nga kjo deklaratë që ka bërë njëri prej efektivëve të policisë, i cili dhunon dhe fizikisht pedagogun. Ne kemi mudnur të sigurojmë një pjesë të rrëfimit dhe deklaratës së tij i cili është shprehur se: “Unë ndjehem shumë keq sepse kurrë në jetën time dhe as në karrierën time nuk kam pasur një situatë të tillë. Pendohem shumë dhe jap fjalën që kjo gjë nuk do të përsëritet më” ka qenë kjo fjala e efektivit Dragan Çekiç në hetimin e nisur ditën e djeshme ku është shprehur i penduar sipas edhe prokurorit, të cilin e kemi intervistuar dhe do të  kemi mundësi  ta ndjekim një pjesë të fjalës së tij pikërisht në këto momente.

Pjesë nga intervista me prokurorin:

Faruk Resulbegu: Polici i cili shihet në videon në fjalë ka kërkuar falje. Është i vetëdijshëm se ka tejkaluar çdo kufi. Është ndier keq atë ditë kur ka dhënë deklaratën, por e ka gjetur edhe arsyen se nënshtetas si shqiptarët nuk i janë bindur urdhrave të tyre, por gjithsesi ka thënë se nuk duhej të reagonte në atë mënyrë dhe ka kërkuar falje.

Dorina Halili: Në momentin që po flasim, dy efektivët e policisë janë liruar nga arresti, po hetohen në gjendje të lirë? Si po veprohet?

Faruk Resulbegu: Meqenëse nuk kanë ekzistuar që të mbahen në paraburgim, ato do të hetohen në liri, por procedura do të ecë. Nënshtetasit shqiptarë do të merren në pyetje, ne do t’i thërrasim në Mal të Zi nëse ata nuk përgjigjen, do të shkojmë në mënyrë zyrtare ndërshtetërore.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Olta nxjerr zbuluar produksionin e “BBVA”, çfarë donte të thoshte banorja në komunikimin me kode

VIDEO/ Olta nxjerr zbuluar produksionin e "BBVA", çfarë donte të thoshte banorja në komunikimin me kode

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In