Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasen Dafina Hana, ish-kujdestaren e Shtëpisë së Foshnjës në qytetin bregdetar.
Hana akuzohet për dhunimin e një fëmije 3-vjeçar, rast i cili u denoncua nga emisioni inevstigativ “Stop” në Tv Klan.
Ajo u ndalua nga policia dy ditë më parë, ndërkohë sot u paraqit në gjykatë, e cila vendosi të izolojë në burg ish-kujdestaren. Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtim i të miturve”.