• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

by E B
31/08/2026 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45-ditor për Florian Habilajn dhe Enold Dragotin, të arrestuar pas dhunimit të kamarierit 18-vjeçar në Mal të Robit, Golem.

Sipas akuzës, i riu u dhunua pasi kërkoi pagën për punën e kryer në hotel. Dy të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria për “plagosje të rëndë me dashje”.

Pas vendimit të gjykatës, avokati i tyre,Altin Sinella, kundërshtoi akuzën dhe e cilësoi ngjarjen si një sherr të zakonshëm.

“U la me afat 45-ditor për t’u analizuar ekspertiza mjeko-ligjore, që në fakt është farsë, është e stisur. Janë dëmtime të lehta sipërfaqësore, por për të motivuar arrestin u akuzuan për plagosje të rëndë. Është një rrahje e rëndomtë. Një sherr mes të rinjsh”, deklaroi avokati.

Në deklaratën e tij pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati Sinella edhe pse tha se 18-vjeçari I kishte provokuar dy të arrestuarit, pranoi se nuk ishte “shumë i qartë” për dinamikën e ngjarjes.

“Viktima i ka provokuar, këta i janë kthyer. Kanë pasur një debat verbal, i ka provokuar dhe këta i janë kthyer. Nuk jam shumë i qartë për ngjarjen. Viktima mban qëndrim të ndryshëm nga të arrestuarit. Njëri ka versionin e vet, tjetri të vetin. Se kush është më i besueshmi, do të dalë rrugës”, tha ai.

Gjithashtu, avokati pretendoi se nga konflikti janë dëmtuar fizikisht të dyja palët.

“Të bësh sherr askush nuk ka qejf. Janë të zhgënjyer për veprimet. Të dyja palët janë dëmtuar fizikisht, për njërin s’është marrë asnjë vendim, për tjetrin kanë shkuar në ekstrem”, deklaroi ai.

Next Post
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com