Ambasadori britanik në Tiranë dhe kreu i PD kanë zhvilluar një takim paraditen e së premtes.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë selisë blu, ndërsa biseda Norman-Basha mësohet se lidhet me aktualitetin politik.
Ky takim vjen pak orë pas kthimit të Lulzim Bashës nga takimet me Partitë Popullore Europiane.
Ndërkohë që diplomati i lartë, Duncan Norman, ka qenë një nga zërat kritikë për protestat e dhunshme.
“E drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna e minon demokracinë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe të parimit të paqes” – tha Norman pak ditë më parë.
/a.rada