• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna më 8 Janar/ Basha informon ndërkombëtarët për Berishën, inceneratorët dhe skandalin e pagave

by Java News
21/01/2022 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike vijon që të informojë ndërkombëtarët për situatën që ndodhet pas konfliktit të thellë me Sali Berishën dhe protestës së dhunshme në datë 8 Janar në selinë e PD-së. Në raportin e fundit të datës 17 janar, që selia blu u ka dërguar ndërkombëtarëve theksin kryesor e vendos sërish të tubimi që degjeneroi në dhunë dhe vendimet e gjykatave.

“Gjykata evidentoi qartë faktin se PD nuk ka përdorur asnjë forcë apo dhunë” thuhet në raport. “Është konstatuar se pas inspektimit nga institucionet ligjzbatuese nuk ka pasur mjete apo lëndë ilegale që të jetë përdorur nga brenda selisë” vijon më tej raporti.

“Berisha deklaroi se “pretendimet e mia janë të vërteta sepse askush nuk mund të më kundërshtojë” citon PD-ja zyrtare ish-kryeministrin, pasi dha dëshminë në prokurori.  “Ai hodhi disa akuza duke përdorur një gjuhë të një të djathti ekstrem” thotë PD për liderin historik, që tashmë është përjashtuar nga partia.

Në pjesën e dytë të raportit PD informon ndërkombëtarët për punën në komisionet hetimore dhe akuzon shumicën socialiste për bllokim. “Puna e komisioneve hetimore vijon të jetë e bllokuar nga mazhoranca. PS nuk pranon të miratojë planin e punës së komisionit hetimor të inceneratorëve.  Kuvendi ka ngritur një komision të posaçëm Hetimor për Inceneratorët me kërkesë të Partisë Demokratike”.

Në fund, PD thekson se Gjykata e Tiranës ka liruar katër personat e akuzuar për nxjerrjen e të dhënave personale të mbi 690 mijë shqiptarëve.

“Gjyqtari (që liroi të arrestuarit) ka qenë më parë kreu i Gjykatës së Lushnjës në vitet 2000 (kohën e bandës së Lushnjës). Ai ishte gjithashtu subjekt i një rasti të vitit 2006 për shkelje të detyrës dhe parregullsi në deklarimin e pasurisë por çështja është pushuar” mbyllet raporti.

Në raport ndër të tjera thuhet:

Kryesia vendosi të:

“1. Dënojë ashpër aktet e dhunës, gjuhën përçarëse dhe retorikën që nxisin konflikt mes anëtarëve të PD-së

2. Përjashtimin nga PD dhe sipas rastit nga të gjitha funksionet ekzekutive dhe nga grupi parlamentar të PD-së, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë të deputetit Sali Berisha dhe të tjerëve ish përfaqësues të PD-së. Gjithashtu ftoj përfaqësuesit e tjerë të PD-së që të distancohen publikisht nga aktet e dhunës kundër PD-së dhe veprimeve që dëmtojnë interesat e partisë elektorale apo politike të PD-së.”

Në raport përmendet edhe rasti i dhunës së ushtruar ndaj Roland Bejkos, duke u shprehur se protesta nuk ishte paqësore.

“Përmes dëshmive është përgënjeshtruar pretendimit i Sali Berishës se protesta ishte paqësore”, thuhet në raport.

Ngjarjet janë evidentuar edhe me pamje dhe video, që tregojnë dhunën e ushtruar ndërsa janë pasqyruar edhe me artikujt e mediave të huaja./m.j

Next Post
Të vërtetat e Erion Veliajt ndaj një trukuesi

Të vërtetat e Erion Veliajt ndaj një trukuesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In